Zhduket një javë më parë vlonjati Gëzim Racaku, e bija zbulon në ’Pa Gjurmë’ fjalët e fundit të babait

Doli nga banesa, kur fëmijët ishin në gjumë zhduket 50-vjeçari vlonjat. Gëzim Racaku i cili rezulton i humbur që prej datës 5 korrik të këtij viti iku nga shtëpia në lagjen ‘Partizani’, orët e para të mëngjesit, në fshehtësi. Ai jetonte bashkë me djalin dhe vajzën, që ditën kur bashkëshortja i la 18 vite më parë. Ky largim i papritur i gruas shkaktoi pasoja të rënda psikologjike tek Gëzimi, i cili prej kohësh kurohej nga depresioni. Mungesën e të atit e vuri re i pari djali. Në dollapin e rrobave mungojnë një bluzë gri, tuta të zeza dhe një palë shapka të zeza me të cilat ka dalë i veshur 50-vjeçari, momentin e largimit. Teksa i drejtohet për ndihmë emisionit ’Pa Gjurmë’, vajza e tij Zhaklina Racaku sqaron se kjo nuk është hera e parë, që Gëzimi ikën nga banesa. Mes lotësh, e bija flet për bisedën e fundit që pati me të atin e zhdukur dhe si e paralajmëroi ai ikjen e tij.

’Kur u zgjova nga gjumi babai nuk ishte në shtëpi. Dyshoj se është larguar shumë herët në mëngjes, ndërsa e kërkuam për orë të tëra atë ditë, një fqinjë e jona na tha se e kishte parë në orën 15:30 në zonën e Skelës në Vlorë, vetëm. Babai kishte kohë që nuk ndihej mirë dhe shpesh mendonte t’i jepte fund jetës. Ai është larguar edhe herë të tjera, por vetëm për disa orë, por është kthyer sërish. Im atë vuante nga depresioni dhe gjëndja e tij ka qenë e rënduar kohët e fundit. Çdo gjë e ka lënë në shtëpi. Ka dalë i veshur me një bluzë gri, një palë pantallona të zeza dhe një palë shapka të zeza. Kemi bërë denoncim në polici, por deri tani asnjë informacion. Ai e paralamëroi largimin e tij, kur më tha se i vinte keq për ne, se mund të na linte. Unë nuk e mendova se do të ikte në këtë lloj forme. Ai ka afro 8 vite që vuan nga depresioni. Shkonte gjithmone tek plazhi i vjetër në Pyllin e Sodës, kemi kontrolluar atje, por s’kemi gjetur asnjë gjurmë. Nëse më dëgjon i lutem babit të kthehet.

Gjatë transmetimit live një dëshmitar pretendon se e ka parë 50-vjeçarin, ditën e martë tek stacioni i fundit në zonën e Skelës.

’Gëzimin e kam parë në orën 16:00 tek stacioni i fundit në Skelë. Unë e njoh atë person se kemi pirë kafe bashkë, jetojmë afër njëri tjetrit. E kam parë të ulur në bordurë dhe kishte vënë duart në kokë. Nuk e mora me mend se mund të ishte larguar nga shtëpia, pasi e dija që ai kishte probleme dhe shpesh e shihja më parë që shëtiste vetëm’- tha dëshmitari nga Vlora

Kush ka ndonjë informacion në lidhje me 50-vjeçarin Gëzim Racakun ju lutemi të na kontaktoni në 2 numrat tanë të kontaktit:

Në cel: 069 99 55 698, në tel: 0444 17 778

Si dhe në aplikacionet: WhatsApp dhe Viber

Në adresën tonë në Facebook: Pa Gjurmë Report TV

Në kanalin tonë në Youtube: Pa Gjurmë Channel

Çdo ditë në ekranin e Report Tv, nga e hëna në të premte ora 15:30-16:30

O.D./Sh.Sh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?