Zhdukja e biznesmenit në Pukë/ Nga Italia në Shqipëri ekspert piroteknikë! Pista më e fortë vetëvrasja, analiza e ADN-së së 45-vjeçarit të hënën do dërgohet në Perugia

TIRANË- Tre janë pistat që grupi hetimor shqiptar në bashkëpunim me atë italian, janë fokusuar në zhdukjen e biznesmenit italian në Shqipëri, Davide Pecorelli. Gazetari i Report Tv, Arsen Rusta bën me dije se dyshohet të kemi të bëjmë me një zhdukje të vullnetshme, vetëvrasje dhe vrasje! Nga hetimet paraprake s’ka asnjë provë për vrasje, përfundim i dalë edhe nga ekspertët italianë gjatë vizitës së tyre në Shqipëri pak ditë më parë.

Pista më e fortë është ajo e vetëvrasjes, por rezultatet finale të hetimit do të bëhen publike përgjatë muajit shkurt. Kjo sepse  në Shqipëri nuk ka asnjë gjurmë të pastrimit të parave, trafikut të drogës apo përplasjes me grupe kriminale, ku mund të jetë përfshirë Pecorelli. Edhe nga tabulatet telefonike nuk ka pasur asnjë kontakt të dyshimtë. Të hënën e ardhshme, analizat e mjekësisë ligjore do të dërgohen në Perugia ku do të krahasohet ADN më atë të vëllait.  

Pjesë e grupit të hetuesve do të bëhet edhe një ekspert piroteknik nga pala italiane për të zbardhur shkakun e zjarrit në mjetin ‘Skoda’ të marrë me qira nga 45-vjeçari.

Prej tre javësh ende mbetet mister arsyeja e udhëtimit të tij drejt Pukës dhe qëndrimi në hotel Turizmi për dy ditë teksa fillimisht prenotoi një dhomë për tre ditë. Biznesmeni italian rezulton se nuk ka takuar askënd në Pukë ndërsa pak fjalë i ka shkëmbyer me stafin e hotelit prej orës 21:30 të 4 janarit kur u paraqit. Prej vitit 2020 ky ishte udhëtimi i pestë i Pecorellit në Shqipëri teksa së fundi kishte hapur edhe një NIP biznesi me produkte kozmetike në qytetin e Vlorës.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 20:12
Zhdukja e biznesmenit italian në Pukë, shoku i Davide Pecorrelli zbulon se ai do të takohej me një mjek në Shqipëri

Mediat italiane vijojnë të kërkojnë të dhëna të reja në lidhje me zhdukjen e mistershëm të biznesmenit italian Davide Pecorelli në Pukë,ku makina me të cilin udhëtonte u gjet e djegur. Sipas mediave italiane para se të nisej, Davide i ishte besuar një shoku se do të takohej në Shqipëri me një mjek për të provuar të shiste një lazer të gjeneratës së fundit. Një marrëveshje rreth 70 mijë euro. Në të vërtetë, policia shqiptare nuk di asgjë për këtë takim, madje as profesionist që duhet të kishte blerë teknologjinë e propozuar nga sipërmarrësi i tretë nuk është identifikuar.

Prokurori i Perugia-s, Giuseppe Petrazzini  po përpiqet të rindërtojë me saktësi lëvizjet, veçanërisht ato të 5 janarit. Ai gjithashtu dëshiron të kuptojë se cilët ishin miqësitë shqiptare dhe kontaktet që ai kishte arritur të krijonte veçanërisht në muajt e fundit.  Për më tepër, gjendja financiare e ndërmarrjeve të Pecorelli duhet të hetohet në mënyrë që të kuptohen më mirë arsyet e udhëtimeve të tij.

Në makinë  e djegur që Pecorelli kishte marrë me qira u gjetën eshtra njeriu dhe dyshohet se janë të tijat, por do të jetë AND-ja që do të zbardh të vërtetën. Gjithashtu prokuroria italiane, e cila erdhi një ditw më parë në Pukë, dhe ajo shqiptare janë duke hetuar së bashku këtë rast misterioz, dhe se pista më e fortë është ajo e vetëvrasjes,  por është edhe vrasja apo zhdukja e vullnetshme e tij janë si të mundshmë.

Ndërkohë ekzaminimi i telefonit të Pecorellit ka zbuluar se nuk ka asnjë kërcënim me jetë, biseda ku ai ka shfaqur frikë apo ka qenë i shqetësuar për jetën dhe se në Shqipëri nuk ka asnjë gjurmë të pastrimit të parave, trafikut të drogës apo përplasjes me grupe kriminale.

B.K./I.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    19 Dhjetor, 08:16

    5 vite nga krijimi i SPAK, jeni të kënaqur me punën e bërë?



×

Lajmi i fundit

'TikTok rrugaçi i lagjes', Rama: Në Kinë promovon natyrën, jashtë saj vetëm dhunë e krim

'TikTok rrugaçi i lagjes', Rama: Në Kinë promovon natyrën, jashtë saj vetëm dhunë e krim