Deputetja e PD Ina Zhupa tha gjatë fjalës së saj se Kuvendi është kthyer në një institucion që vepron në bazë të dëshirave të kryeministrit Edi Rama.

"Problemet reale të shqiptarëve janë vjedhja, korrupsioni, shpopullimi dhe injorimi. Rama nuk duhet të shqetësohet për algoritmin, problemi i tij duhet të jetë urrejtja e shqiptarëve dhe të japë dorëheqjen. Ju vazhuat me ‘Shqipërinë që duam’ dhe e bëtë 'Shqipërinë që duan oligarkët'. Tani keni shpikur pasqyrën, ne pasqyra na kujton shtrigën ku shikonte veten nëse ishte më mirë se Borëbardha. Pasqyra reflekton vetëm realitetin. Jemi katandisur keq e ju thoni hajdeni reklamojmë propagandën. Shqiptarët kanë bërë një protestë historike që Shqipëria të jetë një vend i jetueshëm. E keni shndërruar Shqipërinë si një plaçkë, ku thoni hajdeni ta ndajmë me këtë. Te Albanian Files gjeni projekte të Edi Ramës që nuk i dinë qytetarët dhe në Kuvend janë ndryshuar të paktën 6 ligje. Ligjet këtu bëhen sipas Ramës. Kuvendi nuk është refektim i kërkesave të qytetarëve, por një institucion që reflekton vetëm dëshirat e Edi Ramës. Të jeni të sigurt se fundi do të jetë i dhimbshëm”, tha Zhupa.


Lajmi kryesor:

Kuvend/ Rrëzohet kërkesa e PD që të mos votohet drafti për pagat e magjistratëve, Balla: Hipokrizi! S'ka komision hetimor për 'Kayo'