Deputetja e PD Ina Zhupa e cilësoi edicionin e 4-t të Samitit të Diasporës një aktivitet me karakter propagandistik. Zhupa u shpreh se mënyra si është konceptuar dhe zhvilluar samiti ka qenë problematike dhe, sipas saj, diaspora është injoruar në disa raste. Ndër të tjera, deputetja e opozitës tha se opozita ka qenë e përjashtuar nga ky organizim.
"Mënyrën sesi i kishit organizuar samitin e diasporës, do t’ju ftoja, që komisionit turizmit dhe të kulturës le t’ia hiqni diasporën për aq kohë sa e keni injoruar kuvendin, për aq kohë sa qeveria nuk e pa të nevojshme të përfshinë Komisionin parlamentar të Diasporës. E kthyet në samit propagandistik”, tha Zhupa.
Ministri Ferit Hoxha tha se samiti i 4- ka qenë një sukses duke shtuar se “asnjëherë më parë është trajtuar spektri më i gjerë i çështjeve që kanë rëndësi për ne dhe diasporën. Diaspora është vazhdim i Shqipërisë jashtë vendit, e duam aktor. Kemi bërë dialog. Kurrë s’ka bërë vaki të kemi panele të tilla”.
Ndër të tjera Hoxha tha se opozita nuk i përjashtuar nga asnjë organizim ndërsa ra dakord se ka më shumë vend për komunikim.
“Çdo diskutim për anëtarësimin e Shqipërisë është i mirëpritur. Jam dakord me nevojën për më shumë komunikim në kuadër të transparencës. Jemi të angazhuar, në një proces kombëtar që do të vijojë për integrimin. Jam dakord që në këtë proces jemi bashkë për të ndërtuar, askush nuk është i përjashtuar apo i tepërt”, tha Hoxha.
Lajmi kryesor:
LIVE TV - Kuvend/ Shtyhen tre interpelancat e kërkuara nga opozita me Nufin, Kumbaron e Koçiun











