Zhvarrimi i Enver Hoxhës dhe konfliktet me Berishën! Arben Manaj në Esencë-Report Tv 

Dëshmitar i zhvarrimit të Enver Hoxhës! Takimi me Nënë Terezën! Përplasjet me Sali Berishën dhe ankesat e Berishës te Kryeministri anglez John Major për ta hequr nga puna në BBC! Gazetari dhe reporteri Arben Manaj ishte i ftuar sonte në Esencë. Emisioni Esencë shfaqet në Report Tv çdo të premte dhe të diel.

Eljan Tanini: -Pse u bëre gazetar? Ti i përket edhe këtij lëmit dhe rrezikut anglo-amerikan në Shqipëri!

Arben Manaj: -Unë mbush tani rreth 38 vjet gazetar. Sapo mbarova fakultetin nisa me konkurs si analist për marrëdhënie ndërkombëtare në Radiotelevizionin Shqiptar, dhe mbaj mend se unë kam qenë në Redaksine e Perëndimit ku  mbuloja USA dhe Britaninë e Madhe. Babai im ka qenë Kryetar Parlamenti në Shqipërinë e shkuar, ishte i treti në hierarkinë e shtetit të asaj kohe. Ai merrte në gazetat e huaja të gjitha lajmet e kohës. Lexoja në ato vite të gjitha gazetat që vinin për të, kisha akses në këtë lloji informacioni. Kam qenë 13-14 vjeç. Dëgjoja shumë edhe BBC në shtëpi. Babai nuk kishte qejf ta dëgjonte. Në radion e jashtme kishim një drejtor që kontrollonte të gjitha lajmet, quhej Kiço Pandeli, pra nga viti 1986 e tutje!

Arben Manaj: -Vazhdova të punoj për Radiotelevizionin Shqiptar deri në vitin 1991, ku kam bërë edhe një intervistë me James Baker. Kam qenë i pari reporter për një agjenci lajmesh të huaja në Shqipërinë post komuniste. Armando Babani më ka bërë foton e famshme me Bejkerin, ishte intervista e parë për një media shqiptare, më pas e mori në intervistë Alfons Gurashi në shkallët e xhamisë në qendër. Shefja e Associated Press më tha: -Ben ke qejf të punosh me ne? Unë i thashe: -Kjo që po më thoni është si ti thuash një të verbëri a do sy? Më kontaktuan të nesërmen në numrin fiks të shtëpisë, me emrin zoti Manazh?

Në atë kohë punoja me Armando Babanin, të ecje në Bulevardin e Tiranës në ato vite të binte lajmi kokës! Lajmet i nismin me telefon dhe faks. Kam punuar rreth 3 vite me Associated Press. Më tha një miku im anglez që Foreign Office e BBC do të nisë nga puna për Radio Londrën, dhe ti je “The Best Candidate”!

Kishte edhe shumë kandidatë të tjerë për BBC, ISHIN 96 veta si Virgjil Kule, Ben Blushi etj… Konkurs i fortë, kisha shumë përvojë në atë kohë.

Eljan Tanini: -Kur niseni, kur lëvizni për në Londër?

Arben Manaj: -Ata morën 6 gazetarë, nga Kosova ishte  edhe Veton Surroi, ai është një enciklopedi më vete. Në fund të vitit 1992 na erdhi lajmi, ku bashkë me Franko Egron për në Londër u nisëm në 3 Janar nga Rinasi me një avion me helika.

Kontrata ishte 2 vjeçare, BBC në shqip ishte redaksia më e sukseshme. Kam kaluar 19 vite në BBC. Ishte shokuese të punoje në atë shërbim botëror, i bënim emisionet me një pasqyrë shtypi. Politikanët tanë lidheshin me telefon me ne shpesh herë, ishim 48 përqind e audiencës së rritur. Për Biberajn ishte shokuese, për Zërin e Amerikës e kam fjalën. Kam shkuar 29 vjeç në Londër, mbusha 31 vite që jetoj nga Angli. E konsideroj veten me shumë fat që kam punuar atje.

Për herë të pare kam shkuar në Austri në jetën time, viti 1989. Vjen një delegacion i Kancelarit Austriak, shoqëroja gazetarët e huaj. Më fton atje një gazetar austriak, 5 korrik, koha e hapjes së ambasadave vjen ftesa. Duheshin marrë shumë leje. U mblodh kolektivi i Televizionit Shqiptar, të gjithë një zëri pas pyetjes së Marash Ajatit pranuan!

Atje ne Austri mora ca rroba, një xhup ia dhashë edhe Ben Blushit. Gynteri, miku im, më tha se duam të sjellim disa ndihma për Shqipërinë. Na vodhën dy maune rrugës  deri sa erdhëm në Tiranë te Nënë Tereza, e cila rrinte me zyra te shtëpia e Gramoz Pashkos. 

Kur unë ia kam dorëzuar Nënë Terezës ndihmat, ata në Austri nuk e besonin dot që ishin firmosur nga Nënë Tereza. Më vjen keq që nuk kisha një aparat fotografik që ta fiksoja atë çast, i kam puthur duart Nënë Terezës.

Ishte viti 1990, Gynteri miku im më dërgon 5 mijë dollarë nga Austria, ishte kohë shumë e vështirë. I them Artan Santos për dollarët. U çudit, qenka Zoti për ty më tha! Tan Santo në atë kohë ishte Drejtor i Bankës së Shqipërisë. Fola shqip me Nënë Terezën kur po i dorëzoja ndihmat, një shqipe jo shumë e rrjedhshme por ishte shqip nga ana e saj.

Eljan Tanini: -A bashkohej babai juaj me bllokmenët, a rrinte ai me ta?

Arben Manaj: -Më mirë që nuk avancoi më shumë në pushtet sepse une do kisha probleme me shtetin. Sigurimi i Shtetit nuk i rekruetonte njerëzit e tij. Banoja te Pallati karshi Bankës së Shqipërisë, babai u sëmur dhe kaloi në Presidencë me Ramiz Alinë. Ne në klasë ishim të gjithë fëmijë të nomenklaturës.

Më bën të irritohem shumë kur shpesh herë ndonjë prej nesh bën si i irrituar. Na u dha akses të studionim në një nga shkollat më të preferuara.

Eljan Tanini: -Çfarë dëmi ka shkaktuar Berisha në familjen tuaj?

Arben Manaj: -Kur erdhi Berisha në pushtet, ai e kërkoi babain të rrinte në pushtet. Babai i tha se ky sistem ndërroi, unë nuk të dua ty dhe sistemin tënd. 

Kur nisa të punoja për amerikanët, Sali Berishës nuk i pëlqeu lajmi për zhvarrimin e Enver Hoxhës. Kërkoi të më hiqte nga puna si i paaftë, edhe si i dy punësuar. Marr ne telefon shefen time, ajo çuditet. Me pyet sa e ke rrogën, unë i them 200 dollar! Mirë vazhdon ajo, nga sot e ke 400 dollar rrogën!

Kisha probleme në atë kohë, sot ata janë politikanë të famshëm, u thonin të huajve që keni marrë në punë djalin e ish Kryetarit të Parlamentit! Ata hapnin sytë, të huajt! Edhe vetë Pjetër Arbnori ka bërë ato kërkesat e veta! Me ardhjen e Berishës në Londër, ai kërkoi largimin tim personal nga BBC, sepse sipas tij unë isha një person me pikëpamje anti europiane. Berisha erdhi në Londër me Bashkim Koplikun, viti 1994. Madje edhe vetë drejtuesit kryesorë të BBC u shprehën se kë marrim ne në punë është puna jonë, BBC nuk i toleronte këto presione. Berisha e ngriti këtë çështje edhe me Kryeministrin Anglez John Major, unë i kam dokumentet zyrtare ku ai parashtron këto gjëra. Është e gjithë biseda në letra.

Pak a shumë këto fjalë:

Berisha: -Keni marrë një person në punë me pikëpamje anti europiane!

Sir John Major: -Sa mirë e flisni anglishten Z.Berisha!

Berisha: -E kam mësuar nga BBC!

Sir John Major: E pra, e shikoni që BBC nuk është edhe aq keqe!

Në vitin 1997 pata probleme nga SHIK-u i Gazi Dedes, deri edhe kërcënime me jetën, fakte këto të dokumentuara në median britanike Indipendent, The Guardian etj… Ata mendonin që trazirat e Vlorës i shkaktoi BBC dhe Zëri i Amerikës! U bëra si delja e zezë në BBC, më prishi edhe punë në jetën time profesionale.

Ishte data 2 maj 1992, më telefonon Gramoz Pashko. I kish ardhur njoftimi zyrtar që do të bëhej zhvarrimi i familjarëve të tyre nga Varrezat e Dëshmorëve. Marr në telefon Armand Babanin që për mua është Marubi i fotografisë shqiptare. Ai merr një taksi te 15 katëshi, taksinë e kuqe. Shkojmë te Monumenti i Nënës Shqipëri ku vetëm atje punohej me drita nga sipër. Varri i Enverit ishte i rrethuar me një rrethim të fortë betoni, ka pasur edhe një shtresë metali për ta izoluar në mënyrë hermetike. E pashë Enverin të zbuluar, kishte erë të keqe, i pashë kokën dhe flokët, ishte i shpërfytyruar por edhe i ruajtur. Kur na panë si fillim nuk na lanë, atje ishte gjithë garda.

Ka pasur spekullime qe varri është hedhur në erë me dinamit. U hap kapaku sepse atje kishte edhe ekpertë ligjorë. Ishte një mision sekret ku e dinin vetëm krerët e shtetit. Unë konfirmova lajmin, të nesërmen do të bëhej varrimi në orën 6. Shkojmë te Varrezat e Sharrës, takoj atje Hysni Milloshin. E pyes e më thotë: -Komandanti e ka vendin te ushtarët. Atë natë vinte edhe Mitsotaqis. Ylli Pepo e pa lajmin për Enverin, më tha që na more në qaf me këtë lajm.

Autori Thomas Schreiber që ka shkruar librin Enver Hoxha Sulltani i kuq, prej shtëpisë botuese JC LATTES, Paris 1994. (Enver Hodja, Le Sultan Rouge) më ka cituar në atë libër!

Pas një jave takoj Berishën. I rregullova një mikut tim të huaj një takim me Berishën. Hollandezi më tha që ky është njeri i frikshëm, sepse di kaq shumë gjëra banale!

Berisha më tha: -Nuk e bëre mirë lajmin për Enver Hoxhën!

Unë i them: -Kishte ndonjë pasaktësi, nuk të kam cituar ashtu siç duhet? Ka ndonjë gjë që nuk shkon?

Berisha: -Jo jo, nuk e bëre mirë lajmin!

Te varri i Enverit vinte era edhe 5-6 metra më tutje, sepse kishte mbledhur shumë ujë. Për mua shefja jonë nga Viena foli me shumë superlativa për këtë lajm.  Media duhet ti shërbejë gjithmonë së vërtetës. Kurrë nuk më kanë kthyer asnjë kronikë. Unë nuk kam ndërmend të var gozhdët në këpucë deri sa të kem frymë.

SI.E./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • hektor: 28/09/2024 12:58

    Gazetar fantastik,intelektual i lindur por sigurisht që shpellarëve nuk ju pëlqen...

    Përgjigju
  • Tutu: 28/09/2024 04:42

    Meshtu dalin te gjithe spiunet e Shqiperise.. djemte e nomeklatures … bijte e komunisteve .. me shpirt demokratesh te kamufluar… Plehra dhe genjeshtare ..komunizmin ne Shqiperi e mbajten njerit e thjeshte.. kurse keta plehrat e nomeklatures shtetetore te asaj kohe ishin “ viktimat” e atij sistemi… fiks te gjithe njelloj si ai i “ ballkonit “..

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Gjermani/ Sulmi në tregun e Krishtlindjeve, mes viktima është një fëmijë 9 vjeç! 41 nga 205 të plagosurit janë në gjendje të rëndë

Gjermani/ Sulmi në tregun e Krishtlindjeve, mes viktima është një fëmijë 9 vjeç! 41 nga 205 të plagosurit janë në gjendje të rëndë