Zhvillimi urban e strehimi,Gjermeni
në konferencën 'Habitat 3' në Ekuado
Në kryeqytetin e Ekuadorit, Quito, po mbahet “Habitat 3”, Konferenca Botërore e organizuar nga Kombet e Bashkuara, me temë zhvillimin e qëndrueshëm urban dhe strehimin.
Në kryeqytetin e Ekuadorit, Quito, po mbahet “Habitat 3”, Konferenca Botërore e organizuar nga Kombet e Bashkuara, me temë zhvillimin e qëndrueshëm urban dhe strehimin.
Shqipëria, një ndër 193 vendet anëtare të OKB-së, përfaqësohet në Habitat 3 nga Ministrja e Zhvillimit Urban, Eglantina Gjermeni.
Në fjalën e saj, në hapje të sesionit plenar, Ministrja Gjermeni e cilësoi Agjendën e Re Urbane, e cila do të miratohet nga pjesëmarrësit në përfundim të Habitat 3, si vizionin e përbashkët dhe platformën udhërrëfyese përzhvillimin e vendeve në 20 vitet e ardhshme.
“
Ky angazhim universal që përcakton prioritetet tona afatmesme dhe afatgjata, kërkon vendimmarrje politike, si dhe një platformë efektive që adreson nevojat dhe interesat e njerëzve. Agjenda është një udhëzim i plotë për të gjitha vendet tona, për të reduktuar varfërinë, për të siguruar barazinë gjinore dhe fuqizimin e të gjitha grave dhe vajzave, për të nxitur gjithëpërfshirjen apo për të nxitur rritjen ekonomike dhe për të mbrojtur mjedisin”, tha ajo në fjalën adresuar Habitat 3.
Në emër të Qeverisë Shqiptare, Ministrja Gjermeni i njohu drejtuesit e shteteve anëtare të Kombeve të Bashkuara, me reformat e ndërmarra në këto tre vite si: reforma territoriale, hartimi dhe miratimi i Planit të Përgjithshëm Kombëtar, puna e nisur për hartimin e planeve vendore të bashkive të reja, strategjia 10 vjeçare e strehimit apo ligji i ri që pritet të përfundojë së shpejti, për strehimin social.
Habitatet organizohen çdo 20 vjet nga Kombet e Bashkuara. I pari është mbajtur në vitin 1976 në Vankuver (Kanada) dhe në të ka mbajtur fjalën e saj me theks varfërinë shenjtorja shqiptare Nënë Tereza. Duke cituar një pjesë të mesazhit të Nënë Terezës, 40 vjet më parë, Ministrja Gjermeni e mbylli deklaratën e saj përpara vendeve anëtare të Kombeve të Bashkuara,me apelin se, lufta ndaj varfërisë është një sfidë aktuale dhe Agjenda e Re Urbane ështëe domosdoshme për t’u zbatuar nga të gjitha vendet.
Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Si ka qene per ju viti 2024?
-
I mire
43.5%
-
I keq
22.7%
-
As i mire as i keq
33.8%
Vota total: 1557
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Krijoi një nga ‘perandoritë’ më të mëdha të prodhimit të motorëve dhe makinave, vdes në ditën e Krishtlindjes Osamu Suzuki
28 Dhjetor, 07:25
-
Vranësira dhe temperatura të ulëta, parashikimi i motit për sot
28 Dhjetor, 07:19
-
Gjatë fundjavës do të kërkoni harmoni në marrëdhëniet tuaja...çfarë kanë rezervuar yjet për sot
28 Dhjetor, 07:05
-
Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave
27 Dhjetor, 22:58
-
Kina do ndërtojë në Tibet digën më të madhe hidroelektrike në botë
27 Dhjetor, 22:50
-
Ishulli i gjarpërinjve...!
27 Dhjetor, 22:28
-
Historia e pabesueshme/ Nga aeroporti që priste 250 milionë njerëz në vit deri më 2010-ën, në një fantazmë!
27 Dhjetor, 22:11
-
Aksident i frikshëm në Librazhd-Elbasan, vetura përplaset me mbrojtësen anësore dhe përmbyset (VIDEO)
27 Dhjetor, 22:02
-
Spanjolli u dënua për një cigare hashashi në Shqipëri: Avokati më kërkoi t’i jepnim 3 mijë euro prokurorit për lirimin
27 Dhjetor, 21:59
-
‘Kumti letrar i Ismail Kadaresë’, ‘Elektroshok’ nga profesor Ardian Ndreca (VIDEO)
27 Dhjetor, 21:58
-
Me shpejtësi skëterrë, deri në 202 km/h në Peqin-Elbasan! Policia Rrugore ndëshkon 'pilotët' me masa dhe zbritje pikësh: Familja ju pret në shtëpi!
27 Dhjetor, 21:47
-
Kërcënimi nga Lindja, F-35 dhe 'kupola e hekurt', Athina po armatoset
27 Dhjetor, 21:47