Zhvillimi urban, Gjermeni: Do marrim
asistencë nga Çekia 

Zhvillimi urban, Gjermeni: Do marrim<br />asistencë nga Çekia 
Ministrja e Zhvillimit Urban, Eglantina Gjermeni ka hedhur dritë mbi marrëveshjen e bashkëpunimit që pritet të nënshkruhet në qershor midis Shqipërisë dhe Çekisë, në kuadër të zhvillimin urban.

Do të bashkëpunojmë me Çekinë për asistencë teknike, tha Gjermeni, e cila ishte sot në Republikën Ceke, ku u takua me ministren e Zhvillimit Rajonal të Çekisë, Karla Slechtova.

Kjo e fundi do të vizitojë vendin tonë në muajin qershor, kur është planifikuar që dy ministritë të nënshkruajnë një memorandum mirëkuptimi mbi zhvillimin urban dhe strehimin.

“Marrëveshja e bashkëpunimit do të ketë disa pika, të cilat do të jenë konkrete, për të realizuar bashkëpunimin në disa fusha të aktivitetit të MZHU-së. Konkretisht, do të bashkëpunojmë për asistencë teknike dhe ekspertizë në implementimin e planeve kombëtare dhe të atyre vendore, në përvojën evropiane të standardeve të ndërtimit, meqenëse ne jemi duke i rishikuar këto standarde, në nënshkrimin dhe zbatimin e projekteve të përbashkëta me fonde të Bashkimit Evropian”, tha Gjermeni pas takimit me homologen çeke.

Gjermeni po zhvillon një vizitë pune në Republikën Ceke për të marrë pjesë në Habitatin Europian, të organizuar nga Komisioni Ekonomik i Kombeve të Bashkuara.

Redaksia Online                                        
(M.B/Shqiptarja.Com)

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

Debati në ‘Frontline’/ Baçi: Rama përdor drejtësinë për të goditur PD! I kthehet Lita: Gjyqtarët që dënuan Salianjin iu dhanë vulën

Debati në ‘Frontline’/ Baçi: Rama përdor drejtësinë për të goditur PD! I kthehet Lita: Gjyqtarët që dënuan Salianjin iu dhanë vulën