Zhvillohen nesër provimet e Maturës Shtetërore, sesioni i dytë

Nesër do të zhvillohet provimi i parë i maturës shtetërore, sesioni i dytë. Në bazë të Udhëzimit të Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, Nr.18, datë 01.08.2014, provimi i gjuhës së huaj do të zhvillohet më datë 10 shtator, gjuhë shqipe dhe letërsi më 13 shtator, matematika më 16 shtator dhe lëndët me zgjedhje më 22 shtator.

Ndërsa përsa i përket numrit të nxënësve për provimin e gjuhëve të huaja është përkatësisht 1.546 nxënës për gjuhën angleze, 376 për gjuhën frënge, 328 nxënës për gjuhën italiane ndërsa për gjuhën gjermane nuk ka. Duke vijuar më tej janë 6.500 nxënës për gjuhën shqipe dhe letërsi , 14.360 nxënës për matematikën dhe 10.864 nxënës për provimet me zgjedhje. Në bazë të udhëzimit të MAS, provimet do të fillojnë në orën 10:00. Provimet e detyruara do të zgjasin 2 orë e 30 minuta. Ndërsa provimet me zgjedhje do të zgjasin 4 orë. Maturantët që kanë vetëm një provim me zgjedhje do të hyjnë në provim në orën 11:30.
Provimet e detyruara do të  përmbajnë 25 pyetje, nga të cilat 13 pyetje do të jenë me alternativa që do të vlerësohen me 13 pikë dhe 12 pyetje do të jenë me zgjidhje që do të vlerësohen me 37 pikë.
Provimet me zgjedhje do të kenë 20 pyetje nga të cilat 10 pyetje me alternativa që do vlerësohen me 10 pikë dhe 10 pyetje me zhvillim që do vlerësohen me 30 pikë.

Provimet do të zhvillohen të përqendruara në Drejtoritë Arsimore Rajonale. Vetëm ZA Tropojë, ZA Lushnje dhe ZA Sarandë do t'i zhvillojnë provimet në qytetet e tyre.

Hartimi i testeve, shpërndarja, administrimi, monitorimi dhe vlerësimi do të bëhet si në sesionin e parë të Maturës Shtetërore, duke ruajtur të njëjtat standarde, bazuar në Rregulloren e MSH-së , udhëzimet dhe urdhrat e dala nga Ministria e Arsimit dhe Sportit. Në sesionin e dytë kanë të drejtë të marrin pjesë ata kandidatë, të cilët nuk kanë rezultuar kalues në sesionin e parë, si dhe kandidatët të cilët kanë mbaruar shkollën e mesme para vitit 2014, por të cilët nuk kanë shlyer detyrimet e maturës shtetërore. /ATSH/
 

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

Qeveria vendos kompensimin financiar të pronarëve që preken nga ndërtimet e legalizuara: Mbi 1 mld lekë për rreth 9 hektarë