Asambleja e Përgjithshme e FSHF-së/ Asnjë vendim për rifillimin e futbollit, Duka ironi me qeverinë: E falenderojmë për mbështetjen në kohë koronavirusi

“Nuk kemi pasur asnjë depozitim për të diskutuar një çështje jashtë rendit të ditës. Dua t’u njoftoj që në ditët në vazhdim do të organizojmë takim me anëtarët e Superiores, Kategorisë së Parë dhe Kategorisë së Dytë. Do të diskutojmë me to për rikthimin e garës dhe aktiviteteve,”-u shpreh presidenti i FSHF-së Armando Duka.

Sot në orën 10 Federata Shqiptare e Futbollit zhvilloi në kushte të pazakonta Asamblenë e Përgjithshme, ku mbi të tjerat u lajmërua se në ditët në vijim përfaqësuesit e Superligës, Kategorisë së Parë dhe Kategorisë së Dytë, do të mblidhen për të votuar për rifillimin ose jo të futbollit nga aktorët e lojës, ndërkohë që kërkesa është në ministrinë e shëndetësisë.

Gjatë Asamblesë u morën edhe disa vendime si miratimi i projekbuxhetit të FSHF-së për 2020, mos ndryshimi i statusit për këtë vit, si dhe risi ishte krijimi i dy organeve të tjera të Dhomës së Zgjidhjes së Konflikteve.

Në fjalën e tij 'online' presidenti i federatës Armando Duka, që sot foli për herë të parë nga zyrat e reja të federatës në Shtëpinë e Futbollit, bëri ironi edhe me qeverinë.

"E falënderojmë qeverinë për mbështetjen në disa investime që kemi bërë kohët e fundit, por e falënderojmë gjithashtu për injorimin në kohën e pandemisë, që nuk na mbështeti. Gjithashtu edhe për rifillimin e futbollit, ku në fillim nuk na dëgjoi,"-tha Duka.

Ndër të tjera Duka konfirmoi se është vonuar, por Kupa Mbarëkombëtare 'Nënë Tereza' me Kosovën është një projekt që do të finalizohet.

Ne.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

‘Giro d’Italia 2025’ nis nga Shqipëria, jehonë në mediat e huaja

‘Giro d’Italia 2025’ nis nga Shqipëria, jehonë në mediat e huaja