SHKODER- U zhvillua ditën e sotme një meshë lutjesh në katedralen e qytetit për paqen në Irak. Mesha u mbajt nga presidenti i konferencës ipeshkvnore, imzot Angelo Massafra. Ky i fundit i ka dërguar dhe një letër solidarizimi homologut të tij në Mosul.
 
“Ne e kuptojmë vuajtjen tuaj pasi jemi përndjekur për 45 vjet”-kjo është një pjesëz e shkëputur nga letra që Angelo Massara i ka dërguar kardinalit të Mosulit në shenjë solidarizimi ndaj asaj që po ndodh në atë qytet dhe në Irak në tërësi. Gjatë meshës që u zhvillua sot ne katedralen e Shkodrës për paqen në Irak, imzot Angelo Massafra deklaroi dhe “atje po shkelen të drejtat njerëzore prandaj komuniteti ndërkombëtar duhet të reagojë”.
 
Pasi ka kërkuar impenjim më konstant e serioz të komunitetit ndërkombëtar, gjithashtu gjatë meshës imzot Massafra iu referua drejtpërdrejt kalifatit islamik, të krijuar në veri të Irakut dhe pjesërisht në Sirinë veri-perëndimore, si një rrezik për të gjithë njerëzimin.

Mesha
(Në foto: Mesha e zhvilluar në Katedralen e Shkodres) Foto të tjera

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)