Shtohet numri i vizitorëve në Parkun Kombëtar të Tomorrit, nga prezenca e shumë habitateve me specifikë shumë të veçantë, një prej tyre është dhe Gjeli i Egër.

Rojet mjedisore të Administratës së Zonave të Mbrojtura kanë vënë re prezencën e kësaj specie dhe synojnë përmisimin e këtij abitati dhe si rezultat dhe promovimin e zonës.

Ditën e sotme me prezencën e Agjensisë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura, drejtueseve të institucioneve vendore, dhe specialistëve të fushës është bërë prezantimi projektit që pritet të sjellë më shumë turistë në vazhdim.

Holta Copani, menaxhere e projektit bëri me dije masat që do të ndërmarrë për 2 vitet që do të zgjasë ky projekt.

Aktivitetet kryesore që mban ky projekt janë prodhimi i një plani konservimi për këtë specie. Në bashkëpunim me Italinë, Malin e Zi, nga ekspertët do të prodhohet një plan konservimi. Do ketë një fushatë ndërgjegjësimi për banorët për të mbrojtur këtë specie.

Holta Copani, menaxhere projekti

Promovimi i turizmit malor, nëpërmjet habitateve dhe specieve të rrezikuara, siç është Gjeli i egër, është në fokus të një projekti që do të veprojë në zonën e Malit të Tomorrit, Dardhës dhe Kapinovës në Qarkun e Beratit.