Zi në familjen e ish-deputetit, vajza e Vangjel Tavos ndërron jetë në moshën 24 vjeçare

Zi në familjen e ish-deputetit, vajza e Vangjel Tavos ndërron jetë në moshën 24 vjeçare

Eva Tavo dhe Vangjel Tavo

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në familjen e ish-deputetit, Vangjel Tavo. Vetë ish-deputeti në një postim të bërë një Facebook, ka njoftuar ndarjen nga jeta të vajzës së tij Eva.

Duke mos dhënë detaje mbi rrethanat e ndarjes nga jeta të së bijës në moshën 24 vjeçare, Tavo shkruan se varrimi do të bëhet ditën e enjte në datën 30 nëntor në orën 11:00. Por, mediat shkruajnë  se ajo ka humbur jetën në një aksident automobilistik në Maqedoninë e Veriut.

“Këto janë fjalët më të vështira që shkruaj në jetën time. Vajza ime e madhe Eva u nda nga jeta në kulmin e rinisë, në moshën më të bukur, siç ishte edhe vetë ajo. Varrimi bëhet ditën e enjte, datë 30 nëntor, ora 11:00 në Jorgucat, Gjirokastër. Vangjel Tavo“, ka shkruar ish-deputeti në Facebook.

Mes komenteve të shumta në Facebook për të ngushëlluar Tavon, ka shkruar edhe ministrja për Marrdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali.

“Lutem të gjeni forcë ta përballoni dhimbjen e madhe që të lë pa frymë. Evës së bukur i qoftë i lehtë dheu e i ndrittë shpirti!”, ka shkruar Spiropali në Facebook.

Eva Tavo ishte vajza e madhe e ish-deputetit, mamaja e së cilës vite më parë kishte ndërruar jetë nga një sëmundje e rëndë.

B.V/SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Klodian Habipi: 30/11/2023 04:54

    Ngushëllime. U prehtë në paqe dhe sa të rroni ta kujtoni e i paharruar qoftë kujtimi i saj. Më vjen shumë shumë keq se ishte një vajzë e re fare dhe e bukur si zanë dhe fatkeqësisht u largua shumë shumë shpejt nga kjo jetë dhe megjithëse nuk ju njoh më sëmbon në zemër e më dhemb shpirti për atë vajzë të shkretë dhe e them me gjithë shpirt që më mirë të vdisja unë që kam 28 vjetë i sëmurë dhe nuk shërohem më se që vdiq ajo vajzë e re dhe e bukur që ishte në hapat e para të jetës dhe kishte përpara gjithë jetën e saj që fatkeqësisht i mbaroi shumë shpejt dhe shumë dhembshmërisht iu prenë në mes ëndrrat e saj dhe për këtë më vjen shumë keq dhe më copëtohet zemra njësoj sikur të ishte vajza ime mbesa ime apo motra ime sepse të gjithëve na ka bërë një Zot dhe një nënë Natyrë dhe nuk ka fare rëndësi as profesioni i prindit as kombësia as feja dhe as raca por k vetëm keqardhje dhe dhembshuri sepse ishte një vajzë e re dhe e pafajshme dhe asnjë nuk duhet të shfryjë inatin apo dufin në të tilla raste sepse një ditë Zoti mund të na e hedhi këtë fatkeqësi në shtëpitë tona prandaj asnjë të mos përpiqet t'ia bëjë tjetrit dhembjen më të madhe nga çe ka.

    Përgjigju
  • Klodian: 30/11/2023 04:21

    Unë nuk njoh njeri në atë familje por di që Zoti Vangjel ishte deputet në parlament megjithatë mua nuk më intereson fare se ç'thotë disa injorantë dhe për më tepër në raste të tilla nuk flitet kështu sepse ajo ishte një vajzë e re dhe kush shfryn dufin dhe inatin në të tilla raste është injorant,i lig dhe i poshtër sepse jo ajo që ishte vajzë e re dhe e bukur si yll dhe të sëmbon në zemër e të dhemb shpirti por edhe një 75 apo 80 vjeç të ishte prapë nuk flitet ashtu.Jeni njerëz ju apo jeni egërsira.Si nuk ju vjen pak keq për një vajzë të re.Unë nuk njoh njeri atje dhe prapë më dhëmbi shpirti njësoj sikur të ishte motra apo mbesa ime se nuk ka fare rëndësi as profesioni i babait,as kombësia as feja dhe as raca sepse të gjithë jemi njerëz dhe të gjithëve na ka bërë një Zot dhe një nënë Natyrë dhe ajo ishte një vajzë e re dhe e pafajshme që fatkeqësisht dhe padrejtësisht ju pre jeta në mes kur ishte vetëm në hapat e parë të saj dhe kushdo që ka shpirt njeriu duhet t'i vijë keq dhe shumë shumë keq e po kështu më vjen edhe mua dhe them me gjithë shpirt që më mirë të vdisja unë që jam 46 vjeç dhe 50% sakat dhe as nuk do shërohem e as do përmirësohem më sesa që vdiq ajo vajzë e re dhe e bukur si zanë dhe po të më dëgjonte Zoti do t'i thoja ngjalle Evën dhe vdisëm mua o Zot po e di që kjo është një gjë e pamundur dhe nuk më mbetet tjetër veçse të ngushëlloj familjen e saj dhe t'ju them që ajo ëngjëll i bukur u prehtë në paqe në parajsën e Zotit dhe qoftë e paharruar në zemrat dhe në mendjet tuaja dhe të gjithë atyre që kanë zemër njeriu dhe ju dhimbset jeta e të rinjve dhe të rejave dhe që dinë të tregojnë respekt kulturë edukatë njerëzillëk keqardhje dhe dhembshuri në këto raste dhe fatkeqësi të mëdha që gjithë familjes do t'i mungojë ajo ëngjëll dhe do t'i dhëmbi shpirti e do t'i mbetet në zemër një boshllëk i madh dhe një plagë e madhe që asnjë njeri nuk duhet ta bëj më të madhe nga ç'është sepse asnjë nuk duhet të shfryjë inate në të tilla fatkeqësi sepse pastaj një ditë Zoti mund ta hedhi një të tillë në shtëpinë e tyre prandaj mos bëni gjëra të tilla në këto raste.

    Përgjigju
  • Tami: 29/11/2023 13:59

    U prehte ne paqe kjo vajze e re dhe ti badhkohet te jemes qe iku nga kjo jete kaq padrejtesisht. Po paska zot qe te la mbrapa, te ndiej dhimbjen qe ndjen his inlaws.

    Përgjigju
  • Gazi tiran: 29/11/2023 13:14

    NGUSHLLIME FAMILJES U PREFT NE PAQE

    Përgjigju
    • Refail Dhandili: 29/11/2023 16:58

      NGUSHËLLIME Z.TAVO ! U prehtë në paqe Eva !. ZOTI QOFTË PRANË SAJ ! Miqësisht Refail Dhandili

  • GOLI: 29/11/2023 10:42

    PREHJA NE ATE BOTE BEHET SIMBAS VEPRAVE TE BERA NE KETE BOTE.....

    Përgjigju
  • Dina: 29/11/2023 09:36

    Ne keto momente e kupton njeriu vleren e jetes dhe marrezine e parase pas se ciles rendin politikanet duke e futur shpirtin ne gjynah. U pifshi lengun te gjithe ju politikanet e Shqiperise....parave tuaja te lira me gjak

    Përgjigju
  • koli: 29/11/2023 06:18

    sa e re..ngushellime familjes,,s'duhej ta mbaje vajzen ne kete shqiperi te qelbur o vangjel,,cfare behet keshtu more,,mbani paster qytetet mor pisa,,se po na vdesin njerezit kot...mos hidhni letra-mbeturina ne toke....pastroni para deres te shtepise- pallatit me fshese...komb pisaraq...

    Përgjigju
    • Nikla: 29/11/2023 13:30

      O rrapi shif mire se thote ne maqedoni gazeta o rryp!!

    • Kosovar jo arber: 29/11/2023 08:18

      Cfare lidhje ka vdekja me paster qytetin se kuptoj

    • Tutu: 29/11/2023 08:04

      Vajza u prehte ne paqe ..!! Sa per Vangjelin eshte nje nga kryeqelbesirat qe qelbi kete vend…

  • Abc: 28/11/2023 22:46

    Ngushellime!I paharruar kujtimi!

    Përgjigju
    • Altin: 29/11/2023 00:46

      Vajzes i ndriftë shpirti atje ku eshte. Por paska Zot që të le ty nga Mbrapa.

  • Sondazhi i ditës:

    Fëmijët vrasin babain në Durrës, a është në krizë familja shqiptare?



×

Lajmi i fundit

Ishin të parkuara, digjen dy furgonë në Elbasan

Ishin të parkuara, digjen dy furgonë në Elbasan