TIRANË- Një zjarr ka përfshirë ditën e sotme katin e nëndheshëm të Bibliotekës Kombëtare si pasojë e të cilit janë djegur disa dokumente të vjetra.
Mësohet se kanë mbetur të lënduar dy zjarrfikës dhe një punonjës në bibliotekë i identifikuar si Arjan Ceci, të cilët janë asfiksuar nga tymi por fatmirësisht ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Zjarri ka rënë në fondin e Bibliotekës ku ndodhen Antikuarët dhe librat e vjetër. Siç raportohet nga vendngjarja shumë dokumente të vjetra janë përfshirë nga flakët por nuk dihet saktësisht sasia.Shqiptarja.com sjell pamjet sesi shkrumbohen dokumente e libra të vjetër.
Paraprakisht dyshohet shkak ka qenë një shkëndijë elektrike.
Mësohet se forcat zjarrfikëse kanë hyrë nga dritarja dhe pasi kanë lokalizuar vatrën e zjarrit kanë bërë të mundur shurjen e flakëve. Ndërhyrja e tyre ka qenë paksa e vështirë për shkak të frikës se uji mund të dëmtonte librat e tjerë që ndodhen në katin e nëndheshëm të bibliotekës.
Ora 12:40 Drejtoresha e Bibliotekës Asllani: Nuk janë djegur libra të rrallë, janë të zëvendësueshme
Drejtoresha e Bibliotekës Kombëtare Persida Asllani është shprehur se librat e djegura nga zjarri që ra sot në mesditë nuk janë të një rëndësie të rrallë.
Gjatë një prononcimi për media, ajo tha se librat e djegur i përkasin kryesisht pas viteve 90, që u jepet lexuesve dhe se janë të zëvëndësueshme.
E pyetur nga gazetarët se përse nuk janë dixhitalizuar, Asllani u shpreh se në këtë proces janë përfshirë vetëm libra që kanë një rëndësi të veçantë.
Ora 12: 30 Studiuesi Gjoka: Zjarri në bibliotekë një tragjikomedi, e palafshme
Studiuesi Behar Gjoka gjatë një prononcimi për Report Tv e ka cilësuar zjarrin që ka përfshirë mesditen e sotme si një tragjikomendi. Sipas tij Biblioteka nuk është djegur nga pushtuesit dhe është e pafalshme që po digjet në demokraci.
“Duhet të ngrihet në këmbë shteti sepse vijimi i tij do të ishte tragjekomendi, nuk na e dogjën bibliotekën pushtuesit por u dogjën në demokraci”, tha Gjoka.
Ai është shprehur se nuk dihet ende se çfarë librash janë djegur por mendohet se janë libra të një rëndësie të veçantë pasi kati i parë është strehuar vendi ku është strehuar bërthama e bibliotekës.
“Kati i parë është strehuar vendi ku është strehuar bërthama e bibliotekës. Nuk dihet ende se çfarë librash janë djegur” u shpreh pë Report Tv studiuesi Gjoka.
Ora 12:22 Zv/ministri i Kulturës Çuni: Jo dëme të mëdha materiale
Zëvendës ministri i Kulturës Zef Çuni është shprehur se dëmet nuk janë të konsiderueshme. I pyetur nga gazetarët ai ka deklaruar se nuk dihet ende se çfarë librash janë djegur e ndërsa ka vënë në dukje nevojën e menjëhershme për restaurimin e Biliotekës Kombëtare.
/Shqiptarja.com

VIDEO