Një banesë është përfshirë nga flakët në qytetin bregdetar të Vlorës. Ngjarja është regjistruar paraditen e kësaj të shtune në lagjen ‘Isa Boletini’, në katin e 3 të një banese.
Dy bombola gazi kanë marrë flakë në ballkonin e një banese, por sapo është parë prezenca e zjarrit janë njoftuar forcat zjarrfikëse të cilat kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve.
Fatmirësisht nuk ka persona të lënduar, por vetëm dëme materiale.

Zjarrëfikësit në vendin e ngjarjes
.jpg)
Bombolat që morën flakë
.jpg)
Ballkoni ku ndodheshin bombolat që morën flakë
Komento
Komente











