Zjarr i qëllimshëm në lagjen Magaze të Fushë-Krujës, në afërsi të vatrës ka disa banesa

Një vatër zjarri është konstatuar në lagjen Magaze të qytetit të Fushë-Krujës. Zjarri ka përfshirë një sipërfaqe të mbuluar me shkurre e ferra por në afërsi të vatrës se zjarrit ka disa banesa të cilat rrezikohen.

Vatra ndodhet disa metra larg banesave, por zjarrfikëset po mundohen te lokalizojnë flakët në mënyrë që të mos u afrohen banesave. Në terren është një nga 2 zjarrfikëset e repartit të rrethit të Fushë Krujës. Raportohet se zjarri ka qenë i qëllimshëm.

Ky zjarr vjen 2 ditë pas zjarrit në pikën e grumbullimit të gomave të përdorura në Fushë Krujë që shkaktuan një situatë të rëndë. Mijëra goma u dogjën, ndërkohë që rrezikoheshin edhe disa banesa. Zjarri ra në mes të lagjes dhe banorët dolën nga shtëpitë, ndërsa disa ndihmuan edhe zjarrfikësit duke larguar gomat e pa djegura për të ulur rrezikun e zjarrit më të madh.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ajdsu: 12/08/2021 19:52

    Ja cfare sjell bashkpunimi me serbine dhe edvinizmi i tepruar. Pastrimin e pyejeve nga pemet qe te lejohet kultivimi i “barit”.

    Përgjigju
    • Hija: 12/08/2021 23:47

      Futja p...dhes kot! Pa lidhje hic po hajt mo ke menimin tat.

  • Sondazhi i ditës:

    Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Malësi e Madhe, vila dy katëshe ishte përshtatur si laborator droge! Në kërkim pronari, në hetim 5 punonjës të OSHEE-së

Malësi e Madhe, vila dy katëshe ishte përshtatur si laborator droge! Në kërkim pronari, në hetim 5 punonjës të OSHEE-së