TIRANË-Një zjarr ka rënë në ambientet e brendshme të Korpusit Universitar pranë Sheshit “Nënë Tereza”. Flakët kanë përfshirë dhomën e sanitareve dhe janë djegur disa orendi.

Burime nga Policia e Tiranës bëjnë me dije se zjarri ka ardhur për shkak të një shkëndije elektrike.

Zjarri ka rënë në orën 02:45 minuta të mëngjesit të djeshëm dhe menjëherë 2 zjarrfikëse kanë shkuar pranë Korpusit Universitar në Sheshin“Nënë Tereza”.

Flakët nuk janë përhapur në ambientet e tjera të Universitetit Politeknik.

Redaksia Online
XH.K/Shqiptarja.com