Drejtori i Shërbimit Pyjor në Bashkinë Klos, Jetmir Reci në një prononcim për situatën e zjarreve shprehet se situata vijon që të jetë e vështirë, ndërsa kërkon edhe ndihmën e helikopterit.
 
Sipas tij, pavarësisht tentativave për të fikur zjarret dhe rënies së shiut të djeshëm, ende nuk është bërë fikja totale e vatrave te zjarrit.
 
Sipas tij janë 4 vatra aktive në malin e Gurrës për të cilën është tepër e vështirë fikja. “Kemi vetëm 10 punonjës të cilët po i fikin me mjete rrethanore zjarret”.
 
Reci thotë gjithashtu, se vatrat e zjarrit janë të qëllimshme, pasi sa fikej një vatër zjarri, ndizej në një krah tjetër një vatër tjetër e re.

Shkodër, zjarr në malin e Taraboshit, rrezikohen shtëpi
Një zjarr i madh ka rënë ditën e sotme në Shkodër në malin e Taraboshit.

Zjarrfikëset kanë shkuar në vendngjarje, ndërsa në terren kanë shkuar edhe rojet mjedisore.

Mësohet se afër vatrës së zjarrit ndodhen edhe disa shtëpi e lokale, të cilat po ruhen që të mos preken nga flakët.