Zjarret në Shkodër, prefektja:
Banorët larg indiferentizmit

Zjarret në Shkodër, prefektja:<br />Banorët larg indiferentizmit
SHKODËR - Në prag të stinës së verës prefektura e qarkut të Shkodrës ka organizuar një takim për parandalimin e zjarrëve në këtë qark. Prefektja Voltana Ademi gjatë takimit me përfaqësuesit e pushtetit lokal dhe drejtuesit e Pyjorës dhe zjarrëfikësve ka kerkuar me shume bashkepunim me strukturat vendore por mbi te gjitha me komunitetin e zones per parandalimin e zjarreve. Nga ana tjetër përfaqësuesit e drejtorisë së pyjores ne qarkun e Shkodrës kanë evidentuar disa nga problemet me të cilat përballen gjatë shuarjes se zjarrëve në qarkun e Shkodrës. Gjatë vitit 2011 në qarkun e Shkodrës janë shkaktuar mbi 15 milion lekë te reja dëme ne pyje. Mëgjithese janë shenuar dhjetra raste të zjarrëve të rëna gjate vitit të kaluar, shkaqet dhe autorët mbeten të panjohura. Përjashtim bën vetem një rast, ku policia e Shkodres ka ndaluar një përson si të dyshuar për djegien nga pakujdesia të mbeturinave në afersi të shtëpisë së tij, nga ku flakët më pas përfshinë të gjithë Malin e Taraboshit.

(en/aq/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Bashar Al-Assad rrezikon gjykimin për krime ndaj njerëzimit në Gjykatën Penale Ndërkombëtare

Bashar Al-Assad rrezikon gjykimin për krime ndaj njerëzimit në Gjykatën Penale Ndërkombëtare