Zjarret në vend/ 10 vatra aktive! Vijojnë flakët në malin e Tomorrit, malin e Thatë në Prespë dhe në atë të Tërnovës

Dhjetë vatra zjarri vijojn të mbeten aktive, ndërsa 34  vatra të cilat ishin shfaqur në zona të ndryshme të vendit u shuan dhe janë vënë nën kontroll. Ky është bilanci i raportuar sot nga Ministria e Mbrojtjes.

Vijojnë të jenë aktive vatrat e zjarrit në malin e Tomorrit, malin e Thatë në Prespë, bjeshkët e Bollotekut dhe malin e Tërnovës në Bulqizë, të cilat janë larg qendrave të banuara.

Për izolimin dhe shuarjen e plotë të vatrave të zjarrit janë angazhuar 275 forca zjarrfikëse, 219 forca ushtarake, 44 efektive nga policia e shtetit, 161 struktura të emergjencës civile të pushtetit lokal, 52 nga administrata e zonave të mbrojtura, 54 shërbimi pyjor, si dhe 98 vullnetarë.

Forca Ajrore me efektivët dhe mjetet  janë në gatishmëri të plotë.

Ministria e Mbrojtjes u kërkon autoriteteve lojale të mbajnë në gatishmëri strukturat e sistemit të mbrojtjes civile si dhe të aktivizojnë kapacitetet e subjekteve publike e private për përballimin dhe lehtësimin e situatës nga zjarret.

Sipas Sistemit Europian i Informacionit për Zjarret në Pyje, EFFI, nga data 1 janar 2024 dhe deri në 15 Gusht, janë djegur gjithsej 29143 hektarë me pyje. 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 13:17
Vijon zjarri në Malin e Thatë në Pogradec, kërkohet ndërhyrja nga ajri, shikoni sipërfaqet e tokës së shkrumbuar (FOTO)

1723896920_zjarrinemalinethatee.JPG

Vijon zjarri i rënë në Malin e Thatë territori bashkisë Pustec dhe Pogradec, por intensiteti i tij gjatë ditës së sotme duket se ka rënë.

Nga fotot e siguruara nga Report Tv, shihet se zjarri ka djegur sipërfaqe të mëdha toke. 

Aktualisht situata nga zjarri paraqitet është me e qetë, ndërsa përmirësim ka edhe në drejtim të Pogradecit mbi fshatin Bratomirë, njësia administrative Çërravë, ku vatra e zjarrit është fikur.

Me rritjen e temperaturave dhe fillimin e erës situata vështirësohet dhe del jashtë kontrollit për shkak dhe të terrenit të vështirë.

Për të neutralizuar zjarrin është kërkuar ndërhyrja nga ajri, por nisur nga situata e ngarkuar me zjarre në shkallë vendi, deri më tani nuk është mundësuar.

 

Ora 13:02
Ndezën zjarre në Mallakastër e Bulqizë, digjen pemë dhe ullishte! Procedohen 2 piromanë

Policia ka proceduar penalisht dy piromanë pasi, ndezën zjarre në Mallakastër e Bulqizë për të pastruar sipërfaqe kullosore dhe si pasojë e përhapjes së flakëve u dogjën sipërfaqe me ullishte dhe bimësi. 

Policia e Mallakastrës ka proceduar një 34- vjeçar me inicialet S. L, pasi ndezi zjarr në pyllin e fshatit Çërrilë, ku si pasojë e erës zjarri është përhapur dhe ka djegur pemë dhe ullishte. 

Sipas policisë, forcat zjarrfikëse vijojnë punën për shuarjen e vatrave të mbetura të zjarrit.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Ndërsa, edhe një 60-vjeçar me inicialet S.S, është proceduar penalisht nga policia e Bulqizës, pasi ndezi zjarr për të pastruar një sipërfaqe kullosore dhe si pasojë e përhapjes së flakëve, u dogjë një sipërfaqe e madhe me bimësi.

"Si rezultat i hetimeve dhe veprimeve operacionale, të kryera me qëllim identifikimin dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale, të autorëve të zjarrvënieve të qëllimshme apo nga pakujdesia, shërbimet e Komisariatit të Policisë Bulqizë, identifikuan dhe proceduan penalisht shtetasin S.S., 60 vjeç, banues në fshatin Erebarë, Dibër", njoftoi policia.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.

S.G/S.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Trafik i rënduar në hyrje të Elbasanit, Policia: Ka ngadalësim të lëvizjes së mjeteve! Shtim të patrullave për menaxhimin e situatës

Trafik i rënduar në hyrje të Elbasanit, Policia: Ka ngadalësim të lëvizjes së mjeteve! Shtim të patrullave për menaxhimin e situatës