Tirane- 30 vatra zjarri janë raportuar në 24 orët e fundit, nga të cilat 22 janë shuar. Është shuar edhe vatra e zjarrit ne fshatin Malecaj të bashkisë Lezhë për të cilën u angazhuan prej ditesh forcat e pushtetit vendor të mbështetura nga Forcat e Armatosura.
Por vijojnë të jenë aktive ditën e sotme zjarret në:
Vendgrumbullimin e mbetjeve të Bashkisë Vlorë ku ditën e sotme situata paraqitet e përmirësuar.
Zjarri në fshatin Torovicë të bashkisë Lezhë, ditën e sotme vijon me intensitet të ulët, janë angazhuar për shuarjen e tij shërbimi zjarrfikës dhe struktura vullnetare.
Zjarri në fshatin Mal Shëngjin, ku ditën e djeshme është arritur vënia nën kontroll e tij, por si pasojë e erës së fortë është përkeqësuar sërish.
Po vijojnë operacionin ditën e sotme strukturat vendore të mbështetura nga Forcat e Armatosura.
Po punohet edhe për shuarjen e zjarrit në fshatin Zogaj, bashkia Tropojë dhe pjesërisht në bashkinë Has, ku janë angazhuar ditën e sotme strukturat vendore të dy bashkive të mbështetura nga Forcat e Armatosura.
Aktive janë vatrat në fshatin Hoten, bashkia Vau Dejes, në bashkinë Fushë Arrëz, në fshatin Xhathe, i cili dje mori përmasa të menjëhershme si pasojë e erës së fortë. Vijon edhe këtu operacioni i strukturave vendore, mbështetur nga efektivët e FA.
S.G/r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?
-
Po
51.9%
-
Jo
34.2%
-
Nuk e di
13.9%
Vota total: 2782
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Zgjedhjet e pjesshme të 4 gushtit/ Në Himarë u zhvendosën 311 zgjedhës, 137 u ndryshoi qendra e votimit! Pelinku: Vlerë anormale, kërkuam informacion tek Gjëndja Civile!
29 Korrik, 11:29
-
Himarë, theu arrestin shtëpiak dhe lëvizte me pistoletë në makinë në Livadh, në pranga 24-vjeçari (EMRI)
29 Korrik, 09:26
-
Zbërthimi i Sky ECC, arrestohet me urdhër të SPAK kryeprokurori i Vlorës, Aurel Zarka, 2 avokatë dhe ish-oficerja (EMRAT)
29 Korrik, 09:00
-
Malësi e Madhe/ I vuri zjarrin shkurreve, dogji pyllin në fshatin Vukpalaj, arrestohet 43-vjeçari (EMRI)
29 Korrik, 08:44
-
Vlorë/ Dhunuan një person dhe i dëmtuan makinën, në pranga 28-vjeçari, në kërkim xhaxhai i tij
29 Korrik, 08:29
-
Trafik i rënduar në aksin Balldren-Milot! Radhë kilometrike automjetesh
28 Korrik, 21:56
-
Velipojë/ Lëndohet një 8 vjeçare gjatë lundrimit në skaf me familjen, dërgohet në spital! Drejtuesi i mjetit shoqërohet në Komisariat
28 Korrik, 19:53
-
Nga kamerier në Mykonos, në mikpritës turistësh në Fishtë
28 Korrik, 18:24
-
Borsh/ Gomonia pësoi defekt, 9 familjarëve iu rrezikua jeta, mes tyre edhe fëmijë! Policia iu vjen në ndihmë
28 Korrik, 18:19
-
Vëllezërit e pamposhtur Bakaj, në Lezhë për dy titujt ndërkombëtarë të boksit
28 Korrik, 14:05
-
Dy kushërinjtë kultivuan kanabis në Kurbin, njëri në pranga, tjetri në kërkim
28 Korrik, 12:14
-
Krujë/ Vodhën 55 mijë euro dhe aksesorë floriri në një banesë, arrestohen dy vëllezërit nga Vlora
28 Korrik, 12:05