Zjarret në vend, Ministria e Mbrojtjes: 22 vatra të shuara në 24 orë, 5 aktive

Zjarret në vend, Ministria e Mbrojtjes: 22 vatra të shuara në 24 orë, 5 aktive

Zjarrfikës duke fikur një vatër zjarri

Gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 27 vatra zjarri. Ministria e Mbrojtjes bënë me dije se janë shuar 22 vatra, ndërsa 5 të tjera vijojnë të jenë aktive.

Po vijon puna për shuarjen e zjarreve në: fshatin Shëngjin, bashkia Mirditë, ku flakët kanë përfshirë një sipërfaqe me pishë dhe shkurre. Terreni shumë i vështirë dhe era e fortë favorizojnë flakët që po kalojnë në drejtim të fshatit Lajthizë, njësia administrative Orosh. Situata po ndiqet me përparësi nga forcat vendore të bashkisë Mirditë, në ndihmë të cilave kanë shkuar edhe një grup shërbimi nga MZSH Lezhë dhe 30 efektivë të FA me dy mjete zjarrfikëse.

Në monitorim është situata në vatrën midis fshatit Mal i Bardhë dhe Skuraj, njësia administrative Milot, bashkia Kurbin. Nuk ka rrezik për përhapje dhe për banesa.

Pa rrezik për banesat paraqitet edhe situata ne vatrën e zjarrit Në fshatin Surroj, njësia administrative Surroj, bashkia Kukës. Vatra ishte e izoliar Zjarri ka qenë i izoluar, por u riaktivizua si pasojë e erës. Në terren po punonjnë forca të njësisë administrative dhe Shërbimi Pyjor.

Forcat operacionale janë duke punuar edhe në një tjetër vatër, ku ka patur riaktivizim të zjarrit si pasojë e erës, në fshatin Barrë, njësia administrative Arrën, bashkia Kukës. Nuk paraqet rrezik për banesa.

Në fshatin Frakth, njësia administrative Komsi, bashkia Mat, zjarri zhvillohet në një terren të thepisur shkëmbor, ku po digjen mbetje drusore në sipërfaqe pylli me ah. Situata është nën kontroll. Nuk ka rrezik për përhapje.

Xh.K/I.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Çfare prisni nga sesioni i ri parlamentar?



×

Lajmi i fundit

Zyrtari rus: Do ta ndryshojmë doktrinën bërthamore për shkak të Perëndimit

Zyrtari rus: Do ta ndryshojmë doktrinën bërthamore për shkak të Perëndimit