Zjarret që po djegin ëndrrat tona në gusht

Zjarret që po djegin ëndrrat tona në gusht

Pamje nga zjarri në Karaburun

Nëse një udhëtar çfarëdo apo nëse një vizitor pak i vëmendshëm, apo, më në fund, nëse një njeri i medies do të shihte për një ditë se për çfarë debatojnë shqiptarët, pra, nëse dikush nga jashtë nesh do të interesohej përmes informacionint apo debateve që bëhen në medie për të kuptuar se cili është problemi i këtyre njerëzve që jetojnë realisht në nje vend të bukur e që po digjet flakë ashtu si gjithë bota, ai do të çuditej ose do të çmeritej, ose do të mbetej pa frymë kur të merrte vesh se halli më i madh i këtyre « trimave » qënka një këngëtar sllav që do vijë të këndojë në një qytet shqiptar.

Lajmet për zjarret që po djegin vendin, për punën heroike që bëjnë zjarrëfikësit dhe ushtarët apo të gjithë punonjësit e emergjencave civile, ti mund t’i shohësh, por ato u krijojnë bezdi «trimave » të Kosovës dhe cubave të Albin Kurtit që kanë ndezur një zjarr tjetër- atë që atyre iu duket se djeg më shumë dhe bën shkrumb kokat e shtrembëta të idiotëve që kujtojnë se duke ngritur kultin e një këngëtari sllav, do të projektojnë edhe njëherë mbi shqiptarët e Shqipërisë konfliktet etnike që vetë ata idiotë i kanë tallur e i kanë djegur me zjarrin e patriotizmit fallc.

Bota po digjet dhe u bë dy vjet e pak më shumë që njerëzimi po ndien neveri nga vetja e vet sepse bota njëherë u godit nga virusi Sars-Cov. 1, 2 dhe çdo vit po digjet për shkak se tani të gjithë po paguajmë feedback-un e planetit. Vetëm në gusht lajmet janë tmerrësisht të trishtueshme. Kalifornia është bërë simboli i shkretimit dhe i krimit që njeriu ka bërë mbi ambientin. Digjet e digjet vazhdimisht. NASA publikoi një pamje nga lart. Aty poshtë ne digjeshim e digjeshim. Greqia fqinje po masakrohet, Turqia po ashtu. Këtë vit edhe ne po digjemi me përmasa të frikshme.

Mirëpo, edhe në këtë klimë të nderë, opinioni shqiptar helmohet me tymrat e një nacionalizmi bajat, agresiv dhe idiot. Në vend që të shkëmbenim mendime për këto tema të mëdha që po trondisin fatin e njerëzimit ne ndjehemi rehat atje në çajtoren e katundit dha ia nisim këngës maje krahi, ose, kur, duke u rrezit në diell në Gjirin e Lalsit ose kur dëgojmë se çfarë do të ndodhë në Korçë në festën e birrës. Këta patrotët e mëdhenj të Kosovës që shajnë e ndyjnë mjedisin publik në Tiranë nuk na thonë asgjë se përse

Albin Kurti po i zbath brekët para Serbisë dhe po miraton ligje si ai për tullat që favorizon mallrat serbe, siç shkruanin mediet këto ditë. Këta patriotë të çajit turk të Prishtinës ishte dasht me na tregu ne shqiptarëve të Shqipërisë se si ia shiti naftën Berisha Millosheviçit në kohën kur vriteshin shqiptarët e boshnjakët. Ata mund ta bënin më mirë se ne këtë punë sepse mund të hetonin e të investigonin atje ku edhe përfundoni ajo naftë. Mirëpo, këtë jo vetëm që nuk e bënë atwherw dhe as sot, por gjejnë rast e pa rast që të vijnë e të ndyjnë Tiranën me opinione që jo vetëm nuk prekin askënd këtu në Shqipëri, por, për fat të keq, vënë në dyshim diçka më të thellë në atë që përbën thelbin e ndjeshmërisë së kombit shqiptar.

Bota po digjet dhe rritjet e rasteve me variantin delta apo me mutacionet e reja të Sars-Covid 1, 2 parathonë se edhe vjeshta apo edhe ditët që do të vijnë do të jenë të zymta, ashtu siç janë të errëta edhe lajmet që vijnë nga ato vende ku lufta nuk ka pushuar ende. Kampet në Siri ku ka edhe shqiptarë, talebanët që po përparojnë në Afganistan, një botë e mbërthyer nga konflikte të egra ekonomike dhe politike. Rusia dhe Kina nga njëra anë dhe SHBA e vendet e Perëndimit nga ana tjetër dhe konflikti i egër me planetin, ngrohja globale, zjarret, epidemitë.

Ne kemi fatin se jemi vend i vogël dhe, për hir të së vërtetës, nuk i kemi bërë natyrës apo ambientit atë që i kanë bërë të tjerët me ekonomi më të fuqishme sesa ne. Mirëpo jemi pjesë e kësaj loje dhe krizat do të na dërrmojnë edhe ne. Kemi fat se në këtë kohë nuk jemi vetëm, kemi ndërtuar aleanca të fuqishme me SHBA-në dhe partenrët perëndimorë. Por kjo nuk mjafton për të qenë normalë. Ne kemi ende problem Goran Bregoviçin nëse duhet të këndojë apo jo në Korçë.

Bota digjet ndërkaq dhe asgjë e mirë nuk duket në horizont. Në fakt, edhe diçka tjetër nuk e kam kuptuar ende. Si ka mundësi që Bashkia e Korçës, e cila ka një histori me Francën : për një farë kohe Korça ka qenë nën administrimin francez gjatë Luftës I Botërore, madje ka një mendim se ndonjë prej motiveve të serenatave korçare ka ndikim nga muzika frënge, pra si ka mundësi që kjo bashki nuk fton një këngëtar modest francez por gjen një këngëtar sllav që jeton në Paris ? Mund të jetë edhe naivitet tipik shqiptar, por është edhe një shenjë që tregon se nacionalizmin as ata që çirren në Prishtinë dhe që kanë hequr brekët para Serbisë duke lehtësuar futjen e mallrave serbe në tregun e Kosovës as këta në Korçë nuk e kanë seriozisht. Të vetmit njerëz seriozë në këtë histori ishin ata katër protestues me Kujtim Gjuzin në ballë.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Austri/ Orteku vret 2 skiatorë në alpet e Tirolit, kërkime dhe për një të tretë

Austri/ Orteku vret 2 skiatorë në alpet e Tirolit, kërkime dhe për një të tretë