Zjarret revoltojnë aktorin Binaj: As
pushtuesit s'do e kishin bërë këtë

Zjarret revoltojnë aktorin Binaj: As<br />pushtuesit s'do e kishin bërë këtë
Situata e zjarreve në vend është përkeqësuar, ku flakët kanë zaptuar hektar të tëra bimësie e pyje.

Kjo situatë  ka nxitur edhe reagimin e opinionit publik, ku ka reaguar edhe aktori i njohur i spektaklit të humorit “Portokalli”, Florian Binaj.
 
I revoltuar ai shkruan në facebook: “MJAFT!!!O ju banorë të padenjë të kësaj toke që quheni dhe ju shqiptarë, mjaft i vutë flakën kodrave, maleve dhe pyjeve për të zbavitur idiotësinë tuaj”.
 
Postimi i plotë i Florjan Binaj:
MJAFT!!!O ju banorë të padenjë të kësaj toke që quheni dhe ju shqiptarë, mjaft i vutë flakën kodrave, maleve dhe pyjeve për të zbavitur idiotësinë tuaj...T'ju quash kafshë ju bën nder se asnjë kafshë nuk i dëmton pyjet si ju...Asnjë pushtues nuk i ka vënë zjarrin pyjeve siç po e bëni ju!
Nëse nuk doni t’ia dini as për pyje, as për kodra, as për florën dhe faunën(që nuk keni si ta dini) mendoni për ata zjarrfikës e punonjës të shkrete që nuk po bëjnë dot pushimet verore, nuk po rrinë me familjet e tyre dhe po rrezikojnë jetën vetëm prej çmendurisë tuaj...MJAFT!
flori fb
 (Postimi i Florjan Binaj në facebook)

Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com

 

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

'Ju kanë braktisur ambasadorët', debate në Studio Live/ Toska: Janë korruptuar nga Rama! Beqiri: Jeni në vete?! Doni të shkatërroni pasuritë e shqiptarëve me protestat

'Ju kanë braktisur ambasadorët', debate në Studio Live/ Toska: Janë korruptuar nga Rama! Beqiri: Jeni në vete?! Doni të shkatërroni pasuritë e shqiptarëve me protestat