Pak para mesnate, një restorant dhe një banesë u përfshinë nga flakët në zonën e Kombinatit, në Tiranë.
Nga zjarri nuk ka të lënduar, por dëmet materiale janë të konsiderueshme.
Pikënisja e zjarrit ka qenë një restorant në rrugën e Qelqit, dhe shkak mendohet të jetë një shkëndijë elektrike. Flakët përfshirë edhe një shtëpi banimi në katin e dytë.
Nga të dy zjarret nuk ka të lënduar, përveç dëmeve materiale.
Ndërkohë, përmes një reagimi për mediat, Inspektorati i Shërbimit Teknik dhe Industrial (ISHTI) sqaroi se shkak i zjarrit nuk ka qenë shpërthimi i bombolës.
Inspektorët thonë se në lokalin i cili është përfshirë nga flaket ka ndodhur një shkëndijë elektrike në banakun e lokalit, përkatësisht në ekspresin e kafesë, çka ka sjellë më pas përhapjen e flakëve.
Inspektorët bëjnë me dije se nuk ka pasur shpërthim bombole, ndërsa dy bombolat GLN janë në lokal dhe rezultojnë të jenë boshe.
Nga zjarri ka pasur dëme materiale në lokal ndërsa apartamenti sipër tij është nxirë në pjesën e jashtme si pasojë e këtyre flakëve.
[gallery]18886[/gallery]

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com

VIDEO