Zjarri në Shëngjin, reagon Braçe: I qëllimshëm, aty duan të ndërtojnë

Zjarri në Shëngjin, reagon Braçe: I qëllimshëm, aty duan të ndërtojnë

Zjarri në Shëngjin

Pas zjarrit masiv në Shëngjin, situata u vu në kontroll dhe dyshohet se ka qenë e qëllimshme e janë arrestuar dy persona. Zv.Kryeministri Braçe ka reaguar duke thënë që aty duan të ndërtojnë ndaj dhe i kanë vënë zjarrin pyllit. Ndryshe nga policia, që dyshon se zjarri është vënë për kullota, Braçe thotë se arsyet janë të tjera.Sipas tij zjarri në Shëngjin është i përsëritur, në të njëjtin vend dhe është i qëllimshëm e për këtë arsye kriminal.

Pylli me pisha e shkurre të tjera nuk është më! Per 32 orë zjarrefikës, ushtarë e punonjës të emergjencës, bënë gjithcka për te mbrojtur banesat nga zjarri prane tyre, njeheresh per te shpetuar pyllin.Me banesat ia dolen-i mbrojten, me pyllin jo-s’arriten. Zjarri ne Shengjin eshte i perseritur, ne te njejten kurore, I QELLIMTE e per kete arsye kriminal. Ai qe pronen e vjedhur se gezon dot me sepse njerezit kane kurajo te flasin, plas deri sa t’i vere zjarrin asaj, mos e gezoj kurrkush!! Ai qe prone do te grabise, plas deri sa t’i vere zjarrin asaj, te ndertoje aty ku zjarri e ka kthyer pyllin ne truall! Kurora e Shengjinit eshte shkaterruar fiks keshtu, nga interesa kriminale horrash qe urrejne pyllin e se parate i bejne nga betoni! Per te mos folur edhe per pirromane edhe me banale qe perfitojne kullota, me keq dru nga pemet, qymyr nga shkrumbimi per te fituar edhe keshtu!

E di qe e qara per Amazonen eshte trendy, por Shengjini dhemb edhe me shume! Per shume kohe, ne Shengjin, detin, eren qe vjen prej tij, e ndane me pyllin, malin, me nje mur 8-10-12 kate betoni! Fituan para pa hesap, pa pyetur per shkaterrimin! Tek interesa te tilla nis; Me keto interesa duhet luftuar, te medha apo banale qofshin! Dengla te politikaneve hipokrite qe flasin per zjarrin kur per luks i kane vene betonin pyllit, mu ne mes te tij, si duhen kerkujt! Zjarri nuk shuhet as me hipokrizi e as me peshtyma! E di qe e qara per Amazonen eshte trendy, por Shengjini dhemb edhe me shumë

Zjarri nuk shuhet me koordinim zjarrefikesisht, kur benzina e interesave te betonit dhe cdo interesi tjeter perfitues, e ndez dhe e perhap flaken kudo! Duhet te merremi tani me kete “benzine”, posacerisht aty ne vend, ndryshe as shiu qe na ndihmoi dje ne Shengjin, nuk do jete me me ne! Gjithnje nis tek politika, vendimet e saj, qe te mos arrije me tek pylli”, shkruan zv.kryeministri Braçe.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • O tej: 24/08/2019 14:49

    He met gjeji a je qiverria ti kush ka me i gjet aua?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kickbox/ Skandal në Malin e Zi, arbitri godet me trofe në fytyrë trajnerin kosovar (Video)

Kickbox/ Skandal në Malin e Zi, arbitri godet me trofe në fytyrë trajnerin kosovar (Video)