Zjarri në spitalin COVID në Tetovë ku humbën jetën 14 persona, shkak kablloja e defibrilatorit

Zjarri në spitalin COVID në Tetovë ku humbën jetën 14 persona, shkak kablloja e defibrilatorit

Spitali i shkrumbuar në Tetovë

Zjarri që shpërtheu në spitalin COVID në Tetovë të Maqedonisë së Veriut, ku katërmbëdhjetë persona humbën jetën, u shkaktua nga një kabllo vazhduese, ku ishte vendosur defibrilatori - pajisje për trajtimin e pacientëve në rast të ndonjë sulmi kardiak. Në këtë përfundim doli Prokuroria Themelore Publike e Tetovës, ndërsa publikoi sot raportin për zjarrin.

“Mbinxehja e kabllos shkaktoi zjarrin në kutinë ku ishin të lidhur defibrilatori, karikuesi i telefonit celular dhe një pajisje tjetër”, thuhet në raportin e Prokurorisë.

Prokuroria tha se po vazhdon të hetojë edhe shkaktarët e tjerë të mundshëm dhe shtoi se pas mbledhjes së të gjitha provave verbale dhe materiale, pas shqyrtimit dhe analizimit të tyre, do të merret vendimi për rrjedhën e mëtejshme të procedurës.

Për shkak të zjarrit në spitalin e Tetovës, ku trajtoheshin pacientë me koronavirus, dorëheqje dhanë: ministri i Shëndetësisë i Maqedonisë së Veriut, Venko Filipçe, zëvendësministri Ilir Hasani, si dhe dy drejtorë të spitalit të Tetovës. Dorëheqjet, megjithatë, nuk u pranuan ende nga kryeministri Zoran Zaev.

I pyetur se si do të veprojë tani pas publikimit të raportit hetues, Zaev tha se pasi ta ketë lexuar raportin, gjatë ditës së martë apo të mërkurë, do të merrë vendimin përfundimtar.

“Më lejoni ta lexoj raportin, të shoh gjithçka që është publikuar, në mënyrë që të mund të jap qëndrimin tim. Gjatë ditës ose më së voni të mërkurën do të prononcohem”, tha Zaev

Raporti i Prokurorisë, sipas opozitës maqedonase, është i sajuar nga partitë në pushtet, “për të fshehur fajësinë e drejtuesve të institucioneve përgjegjëse”.

“Është e qartë se Lidhja Social-Demokrate dhe Bashkimi Demokratik për Integrim, përmes Prokurorisë në Tetovë, e kanë porositur këtë raport, që u përshtatet atyre për të fshehur përgjegjësinë mbi tragjedinë”, tha nënkryetari i partisë opozitare VMRO-DPMNE, Aleksandar Nikollovski.

Ai tha se ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, është më përgjegjësi për të gjithë rastin, sepse, sipas Nikollovskit, “Filipçe është përgjegjës për ndërtimin e spitaleve modulare, që nuk përmbushin kushtet elementare për sigurinë e pacientëve”.

Në hetimin e tragjedisë në spitalin e Tetovës janë përfshirë edhe disa ekspertë gjermanë, të cilët po ashtu pritet të dalin me versionin e tyre mbi shkaqet e shpërthimit të zjarrit./ REL

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Deputeti i LDK: Veprimet e qeverisë Kurti, e kanë kthyer presionin e Perëndimit ndaj Kosovës

Deputeti i LDK: Veprimet e qeverisë Kurti, e kanë kthyer presionin e Perëndimit ndaj Kosovës