Një zjarr i përmasave të mëdha përfshiu këtë të diel venddepozitimin e mbetjeve në landfillin e Bushatit në Shkodër. Vatra e zjarrit është vënë nën kontroll nga forcat zjarrfikëse, por vijon të jetë aktive.

Në operacion janë angazhuar rreth 20 efektivë të MZSH-së së bashkisë përkatëse me 3 automjete zjarrfikëse, në bashkëpunim me punonjësit e landfillit dhe Policinë Bashkiake. Në mbështetje janë angazhuar gjithashtu njësitë nga bashkitë Shkodër, Lezhë, Tiranë dhe Kamëz, me mjete dhe efektivë shtesë, duke garantuar një reagim të koordinuar ndërinstitucional.

Prefektja e Shkodrës Holta Duda thotë se nuk ka asnjë rrezik për banesat në zonë.

Megjithatë, rreziku mbetet ende prezent për shkak të natyrës së mbetjeve dhe mundësisë së riaktivizimit të vatrave të zjarrit. Forcat zjarrfikëse vijojnë monitorimin e situatës dhe po punojnë për eliminimin e plotë të çdo rreziku.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 21:25
Pamje me dron nga zjarri në landfillin e Bushatit në Shkodër

Një zjarr i përmasave të mëdha përfshiu këtë të diel venddepozitimin e mbetjeve në landfillin e Bushatit në Shkodër. Vatra e zjarrit është vënë nën kontroll nga forcat zjarrfikëse, por vijon të jetë aktive.

Report Tv sjell pamje të filmuara me dron të vatrës së zjarrit.