Flakët rrezikojnë zonën e mbrojtur të Bahollit në Berat! Zjarri në Lezhë shkrumbon mbi 200 hektar pyje (VIDEO)

Ditën e djeshme në Berat kanë qenë tre vatra aktive zjarri, dy prej të cilave u shuan ndërsa njëra mbetet aktive, ku rrezikon të digjet pylli që është zonë e mbrojtur. Njëkohësisht edhe në Levan të Memaliajt janë djegur 6 hektarë tokë pasi bariu i zonës i vuri flakën gjatë natës. Zjarri agresiv arriti të vihej nën kontroll në orët e para të mëgjesit të sotëm. 

Zjarri pranë pyllit të Bahollit në Poliçan vijon edhe ditën e sotme, ku po punohet për shuarjen e flakëve. Zona e Bahollit është zonë e mbrojtur. Ditën e sotme zjarri ka marrë përmasa të mëdha, e për këtë janë thirrur edhe forcat e ushtrisë Poshnje për ndihmë. Në terren ndodhen forcat MZSH-së, si edhe punonjësit ADZM-së Berat.

Ndërkohë, ka pasur riaktivizim vatre zjarri bashkinë Skrapar por është vënë nën kontroll nga MZSH, dhe rezulton i fikur.

Zjarret në vend vijojnë prej ditësh duke shkaktuar situatë problematike, pasi deri tani janë djegur 38 banesa të pabanuara, 35 në Malësi të Madhe dhe 3 në Selenicë të Vlorës. 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:20
Shirat s’bëjnë punë! Zjarret në Lezhë vijojnë, shkrumbojnë mbi 200 hektar pyje

Reshjet e shiut që përfshijnë rajonin e Lezhës gjate ditës së sotme nuk e kane përmirësuar situatën e krijuar nga zjarret në territorin e këtij qarku. Pyjet në Malësinë e Kurbinit vijojnë të jenë në flakë. Zjarri, i cili ka rënë prej gati një jave ka shkrumbuar rreth 200 hektar pyje në fshatrat Skuraj, Gallat, Vinjoll, e Mal i bardhë.

Ora 17:54
Shuhet zjarri në Mbreshtan të Beratit, një tjetër vatër shfaqet në Dushnik, flakët pranë varrezave publike

BERAT- Është shuar zjarri në fshatin Mbreshtan, në Njësinë Administrative Sinjë në zonën e Shpiragut i cili u shkaktua nga goditja e rrufesë në shtyllën e tensionit të lartë. Por, një vatër e re zjarri është shfaqur në Dushnik, Njësinë Administrative Otllak dhe kjo është vatra e dytë në këtë fshat. Ndërsa vatra e parë ishte dy orë më parë, e cila u arrit që të vihej nën kontroll, por plantacione me ullinj u shkrumbuan. Këtë herë zjarri është shfaqur  pranë varrezave publike të zonës.

Në terren forcat MZSh-së po punojnë për stabilizimin dhe vënien nën kontroll të zjarrit. Përkrah forcave të repartit zjarrfikës janë edhe banorët e fshatit Dushnik. Burimet pranë Drejtorisë MZSH Berat bëjnë me dije se ditën e sotme kanë arritur të menaxhojnë tre vatra zjarri në tre pika ekstreme të ndryshme të bashkisë ndërsa po luftojnë që t’i shuajnë plotësisht zjarrin në Dushnik.

 

Ora 12:17
Zjarr në pyjet mbi kampin e Qafështamës! Në vendngjarje nisen zjarrfikësit e Krujës

1660040263_f38b607727af4718a59d20300a5e90df.jpg

Një vatër zjarri është regjistruar në pyjet mbi kampin e Qafështamës. Vatra ka pak që është konstatuar nga banorët të cilët kanë njoftuar policinë dhe zjarrfikësit.

Në vend janë nisur zjarrfikësit e Krujës.

Ora 11:50
Shkodra luftoi me flakët gjatë 10 ditëve të para të gushtit, u dogjën 10 banesa

1659983159_zjarrshkoder.jpg

Në 10-ditëshin e parë të gushtit ka pasur vatra zjarri në pothuajse të gjithë territorin e Shkodrës, ku ato më të rrezikshmet kanë në Malësi të Madhe dhe në Vaun e Dejës.

Vatrat e zjarrit më problematike kanë qenë ato të Bogës, Grudë Fushës dhe Thethit në Malësi të Madhe, dhe të Ndërlysajve, Urës së Shtrenjtë, Berdicës në Shkoder, si dhe të Zefjanës, Mali Hebe Bushatit në Bashkinë Vau Dejës.

Dëme të mëdha ka pasur në pyje, kullota por edhe banesa, ku janë djegur 9 banesa të braktisura dhe një e banuar.

Gjatë operacioneve për shuarjen e flakëve u është rrezikuar jeta personave të përfshirë.

Ora 09:21
Dyshohet se shkaktoi zjarrin që dogji 100 hektarë tokë, në pranga 60-vjeçari në Divjakë

1659439554_makinepolicie.jpg

Foto ilustruese

Një 60-vjeçar i dyshuar për zjarrvënie është arrestuar të martën në Divjakë. Policia e Fierit dyshon se 60-vjeçari Kujtim Tafa ka vënë zjarr në fshatin Biçukas të Divjakës, ku u dogjën 100 hektarë tokë me bimësi të ndryshme dhe ullinj.

Kujtim Tafa ka djegur bar të thatë, i cili ka dalë jashtë kontrollit duke rrezikuar akoma edhe banesat në fshatrat Shën e Premte dhe Germenj, sipas policisë.

Flakët e zjarrit, për shkak të erës u përhapën me shpejtësi në sipërfaqe të mëdha toke, pasi në shumë drejtime zjarrfikësja nuk futej dot për shkak të terrenit të vështirë, por megjithatë u bë i mundur shuaja e zjarrit.

Ora 09:02
Zjarret/ Shuhen flakët në pyllin me pisha në Kolonjë (VIDEO)

Vatra e zjarrit në pyllëzimin e Kolonjës duket se u rindezën me qëllim nga persona të paidentifikuar. Flakët pushtuan shkurret dhe ferrat në brendësi të pyllit shumë pranë qytetit të Ersekës, ndërkaq zjarrfikësit vunë në kontroll flakët duke ruajtur kurorën e pishave, teksa era favorizoi flakët. Deri në orët e para të mëngjesit, forcat zjarrfikëse (tokësore) u përballën me flakët të cilat u përhapën në rreth dy dylym sipërfaqe.

Është hera e katërt brenda 1 jave që zjarri i qëllimshëm tenton të kthejë në hi, mushkëritë e qytetit.

Dy mjete zjarrfikëse u vunë në dispozicion për shuarjen e vatrës aktive prej orës 22:50 deri në orën 00:45.  Të shumta kanë qenë rastet në vend kur vatra te zjarrit janë ndezur qëllimisht nga persona të ndryshëm. Ende nuk janë verifikuar autorët e dyshuar të këtyre zjarreve në zonën e Kolonjës.

Ora 08:58
Zjarr gjatë natës në fshatin Levan të Memaliajt bariu i zonës i vë flakën 6 hektarëve tokë! Flakët agresive (VIDEO)

 

Zjarr në fshatin Levan të Memaliajt. Digjen disa ha pyje dhe shkurre. Flakët e zjarrit kanë qenë agresive në orët e vona të natës derisa janë shuar në orët e para të mëngjesit të sotëm falë ndërhyrjes së Repartit Zjarrëfikës të Memaliajt. Në aksion ka marrë pjesë vetë komandanti i PMNZSH Memaliaj Shkëlqim Goxhaj i cili ka drejtuar misionin e shpëtimit dhe shuarjes së flakëve me qëllim shmangien nga zona e banuar. Si rezultat janë shkrumbuar 4 ha pyje dhe 2 ha shkurre. Zjarri është vënë nën kontroll të plotë në orët e para të mëngjesit të sotëm. Mendohet se zjarrvënësi ka qenë një bari i zonës i cili është në ndjekje nga ana e policisë.

D.GJ/B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • ymeri: 10/08/2022 00:06

    SHQIPERIA DIGJET,,,EDI RAMA KRIHET.....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Macron i përmend Kurtit Asociacionin teksa flet për rrugën e Kosovës në Këshillin e Evropës

Macron i përmend Kurtit Asociacionin teksa flet për rrugën e Kosovës në Këshillin e Evropës