Në një njoftim për shtyp Kryqi i Kuq Shqiptar bën të ditur se, ndihma ushqimore, për familjet e demtuara, në këtë fazë, synon të lehtësojnë sado pak ekonomitë familjare në rimëkëmbjen e tyre.
Ky operacion ndihme do t'i vijë në ndihmë familjeve të prekura në nevojë në pesë qarqet e prekura që janë ai i Fierit, i Vlorës, i Beratit, i Gjirokastrës, i Elbasanit. Ai do të shtrihet dhe në Qarkun e Korçës ku do të ndihmohen 100 familje. Listat e përfituesve janë përgatitur në bashkëpunim të ngushtë me Drejtorinë e Përgjithshme të Emergjencave Civile dhe pushtetin vendor, bazuar në kriteret e vendosura.
Në fazën e parë të këtij operacioni janë ndihmuar 2 686 familje me një paketë ndihme një mujore në ushqime, materiale higjienike dhe batanije. Në total për familjet e dëmtuara dhe në nevojë janë shpërndarë rreth 11 ton fasule, 11 ton vaj, 11 ton makarona, 11 ton oriz, 11 sheqer, 1.5 ton kripë, 80 ton miell, 13430 copë batanije dhe 1521 kite higjienike. /atsh/
