Mirëmëngjesi mëkatarë! Imagjinojeni sikur puna në zyrat e partive politike të niste me një urim kësisoj. Në botën që vuan prej lirisë, në botën që vuan prej urisë, në botën që vuan për diversitet, në botën që vuan për gjithçka, bota shqiptare sillet sikur çdo gjë është në vend të vetin, prandaj sezoni i zgjedhjeve të ngjan më shumë në sezon të mëkateve të mëkatarëve të regjur e të rinj.
Njëri nga burrat e politikës që provonte të luftonte për ta dështuar tjetrin, kishte zgjedhur që mediat t'i çonte aty ku rrinin minjtë, ku ujërat e zeza derdheshin në trotuar e aty ku betoni s'linte as të “mbijë bar”. Filozofi i ri, me gjasë ishte i bindur se kjo qe ideja më e mirë për të bërë fushatë. Dhe, ndonëse mund të dukej reale në televizor, aty ku bëhej e si bëhej ishte krejtësisht e shtirur. Një tubë gazetarësh, disa kamera, një “buldozer”, një grumbull bërlloku dhe minj të çuar peshë. Edhe në këtë llom parada e të zotit të shfaqjes nuk zgjaste më shumë se dhjetë minuta.
Dhe një si "Goodbye mëkatarë!" Mbase kanë faj edhe filozofët, që të “pazënë” me zanatin e tyre e të zënë fort me politikën e ditës, nuk e kanë parashikuar ndryshimin e dijes e të jetës, dhe kanë harruar të na paralajmërojnë për bashkëkohësinë. Mbase i kanë fajet besnikët e politikës, që për shkak të “zanatit të jetës”, kanë harruar të na paralajmërojnë për zanatin e mashtrimit.
Ndonëse politikanë të regjur e të rinj mund të kenë një model, vështirë të na bindin se edhe mëkatet i bëjnë për ne. Më të vjetrit e këtij populli janë të rryer e të mësuar me thyerjet, tmerrësisht të mëdha, të realitetit, me gjasë edhe më të zhgënjyerit. Më pak të vjetrit, duhet të kenë një çudi artificiale dhe me gjasë me pak emocione detyrohen të pranojnë absurditetin e realiteteve shqiptare. Të rinjtë ndërkaq mund të jenë plotësisht indiferentë nga “revolucioni” i ndodhur pikërisht me ta, indiferentë edhe për trashëgimin e dështimit të tij.
Indiferentë ndoshta në gjithçka që nuk është e tkurrur në shtatë ose pesëmbëdhjetë sekondat e kohës së duhur të një kliku për t'iu përgjigjur një pyetjeje. Shumica e kësaj gjenerate mund të jetojë jashtë realitetit, por pjesa e madhe e popullit të vendit jeton në një hapësirë të matshme metrike, prandaj marketingu politik në hapësirën e vogël metrike, është i shpifur edhe për ata që kanë gjak për të, edhe për ata që indiferentë ndaj saj janë.
Pretendentët pararendës dhe pretendentët e sotëm kanë shndërruar në standard komunikimi klishetë bajate. Personazhet e rëndomtë të politikës dhe personazhet që pretendojnë të jenë më shumë se të rëndomtë, ngjisin fjalinë kosovare të shndërruar në filozofemë "nuk jam me të korruptuarit”. Mund të jetë që filozofia personale e tyre nuk e pranon korrupsionin si dukuri, por subjektet politike dhe sistemi në të cilin ato veprojnë janë të futura deri në fyt me të.
Meqë politika nuk është një mit të cilin mund ta lexosh si mësim për të parë se çfarë ndodh në pavetëdijen tonë, ekzistenca e saj është vlera e realitetit krijuar nga ne. Një mungesë totale e vlerave morale e estetike, të cilën të gjithë jemi bërë të pazotë ta rrënojmë. Prandaj ata kanë mundur të shndërrohen në “heronj” që i kanë dhënë vetes të drejtë ta dhunojnë jetën, ta dhunojnë mirëqenien, ta dhunojnë besimin, kulturën, arsimin, t'i dhunojnë gjithë ato që përditë i prekim me dorë, dhe që në mëngjes, me a pa vetëdije t'i thonë njëri-tjetrit - Mirëmëngjesi mëkatarë! Ata që bëjnë marketingun politik kanë një seri akuzash, një seri spekulimesh dhe një numërim të gjatë dështimesh, por pak, fare pak bindshmëri për të përkuar me nevojën e besimit tonë.
Fëmijët e sotëm mund të kenë parë pak ose aspak lopë, marketingu politik mund edhe t'u thotë se qumështi nuk milet nga lopa por “buron” diku në fabrikë. Sado e pabesueshme të ishte kjo edhe për fëmijët, reklamëbërësit e fushatave tona politike, edhe këtë e thonë... mirëqenia premtohet, por mirëqenia është bërë luksi imagjinar. Njëmijë objekte kulture janë ndërtuar çdoherë në premtime fushatash, por objektet nuk ekzistojnë as sot. Njëmijë mrekulli të cilave as magjistarët s’u besojnë.
Është kohë e tmerrshme për politikën... moment që të kujton atë momentin e pak viteve më parë, kur opinioni botëror u shokua nga mundësia që pati ta shohë të zhveshur, dhe jo vetëm, prapanicën e kancelares gjermane Angela Merkel, por që fotografia qe shkrepur më parë se sa ajo të bëhej kancelare.
Ajo zonja (me ose pa atë që i shihej) i mundi burrat edhe për të tretën herë radhazi. Foto (faqezinjtë) reporterë të Kosovës, me objektivin e tyre i kishin zënë dritëhijet e prapanicës së presidentes së Kosovës, ku zonjës së nderuar i shiheshin tangat, thua se mëkati fillonte prej tyre. Por është kohë kur marketingu politik, shkencor, arsimor e kulturor, është shndërruar në “prapanicë publicitare” vetëm për një votë, vetëm për një “like” dhe vetëm për pak fuqi e pushtet.
/Shqiptarja.com