Zonjat e mëdha që kanë lindur në muajin prill (FOTO)

Zonjat e mëdha që kanë lindur në muajin prill (FOTO)

Një mbrëmje gala iu është kushtuar e zonjave të mëdha që kanë lindur në muajin prill në teatrin “Petro Marko” dhe më pas kanë vijuar të tjera aktivitete si homazhet tek varri i Nermin Vlora Falaschit në Kaninë, përkujtimi i dasmës së Skënderbeut e me takime e debate për rolin e gruas në jetën politike e sociale të vendit. Festa që mban emrin “Prilli ku u lindën gra të shquara në një shekull” është organizuar në fund të prillit nga Fondacioni “Nermin Vlora Falaschi”, në bashkëpunim me kryetarin e baskisë, z. Dritan Leli dhe kryetarin e fshatit Kaninë z.Astrit Aliaj. Njëherësh u përkujtua edhe 17-vjetori i Fondacionit, si edhe  dasma e Donika Kastriotit në Kalanë e Kaninës në prillin e mbi 5 shekujve më parë. Të pranishme ishin gra të shquara, pjesë e Fondacionit, Ambasadorja e Kroacisë në Tiranë.

Zonja Sanja Bujas-Juraga, drejtues të pushtetit vendor. Dita e festës nisi me homazhe tek varri i Nermin Vlora Falaschit në Kalanë e Kaninës. Pas fjalës së Kryetares së Fondacionit u mbajtën dy ligjërata: Dasma e Donika Kastriotit me Gjergj Kastriotin Skënderbeun, më 21-23 prill, të vitit 1458, në Kalanë e Kaninës, të mbajtura. Nga Prof. Bardhosh Gaçe dhe “Nermin Vlora Falaschi” dhe gratë e shquara të Kaninës, nga studiuesi e publicist Albert Habazaj. Në këtë festë që përkujton emrat e shquar të grave që i dhanë vendit dituri, art e kulturë përshëndeti edhe Ambasadorja e Kroacisë në Tiranë zonja Sanja Bujas-Juraga, e cila u bë edhe protagoniste e këtij aktiviteti.

”E dashur Presidente e Fondacionit Zenepe Luka. Të dashura zonja anëtare të fondacionit. Dëshiroj t’ju falënderoj kaq shumë për eksperiencën e mrekullueshme që unë pata në Kaninë me organizimin tuaj. Është e paharrueshme ajo që do të mësoja për zonjat e shquara nga Kanina si p.sh, Donika Kastrioti dhe Nermin Vlora Fallaschi. Ishte një gjë e mrekullueshme të takoja secilën nga ju. Me eksperiencë të gjatë dhe me një entuziazëm të jashtëzakonshëm për të promovuar dhe mbështetur gratë e shquara shqiptare në të gjithë botën. Unë u kënaqa shumë, jo vetëm, por edhe si një grua që e kupton rëndësinë e punës tuaj. Dëshiroj t’ju falënderoj për vlerësimin që mora nga fondacioni. Kjo ka një domethënie shume të madhe për mua. Me respekte dhe me urimin më të mirë”, ishin fjalët e përshëndetjes.   

Një thirrje drejtuar klasës politike

Aktiviteti në Kala përfundoi me një thirrje, që u nënshkrua nga të pranishmit drejtuar politikës shqiptare për të ulur tensionet e filluara, me dialogun, për të evituar çdo konflikt civil e humbje njerëzore, që vjen si pasojë e kokave të nxehta të politikës. Thirrja iu drejtohet edhe grave politikane, që në vend që të përcjellin mesazhin e paqes, bashkëpunimit, e të bëhen protaganiste për dialog mes palëve, përdorin gjuhën e dhunës, të hakmarrjes duke rendur pas liderëve, thjesht për pushtet. Në Teatrin “Petro Marko festojmë së bashku”. Kjo mbrëmje gala iu kushtua zonjave të mëdha që kanë lindur në muajin prill, që ishin: Nermin Vlora Falaschi, Vaçe Zela, Margarita Xhepa, Irini Qirjako, Vllasova Musta, Aksinja Xhoja, Liri Beqja, Lavdie Bisha dhe Ajtene Krasniqi.

Nderi Kombit Tinka Kurti, njëherësh edhe zëvendëskryetare e Fondacionit,përshëndeti me këtë rast, ndërsa do ta merrte fjalën edhe Ambasadorja kroate. Emocionet u shtuan me interpretimet e pianistes, Aksinja Xhoja, Mjeshtër i Madh, për të vijuar me interpretimet e këngëtarit të shquar italian, Gennaro Sakko, e me kengët e Irini Qirjakos. Njeshtër i Madh dhe të Luiza Rustemi Maras. Moderatorja Silvana Brace, si gjithmonë i dha dritë spektaklit,të realizuar në nivelin më të mirë artistik. Në përfundim iu akordua çmimi “Nikolin Xhoja” zonjave: Tinka Kurti, Margarita Xhepa, Irini Qirjako, Vllasova Musta, Lavdie Bisha, Ajtene Krasniqi, Liri Beqja, Vasilika Hanxhari, Dëshira Subashi dhe Dr. Vojsava Rama. Aktorja vlonjate Lavdie Bisha mori edhe Medaljen “Mirënjohje” të Fondacionit “Nermin Vlora”. Aktiviteti përfundoi me festimin e ditëlindjeve të këtyre zonjave të shquara.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

NATO konfirmon mbështetjen për Ukrainën pas sulmit rus me raketë balistike

NATO konfirmon mbështetjen për Ukrainën pas sulmit rus me raketë balistike