Zv/ ministri i Mbrojtjes: Skenari i opozitës në përputhje me interesat ruse

Zv/ ministri i Mbrojtjes Petro Koçi i ftuar në emisionin 'Repolitix' të drejtuar nga Denis Minga mbrëmjen e sotme në Report Tv u shpreh se skenari i opozitës shqiptare është në përputhje me interesat ruse. "Nuk është retorikë, por analizë e zhvillimeve në rajon ku pas ka qenë Rusia. Nëse flasim për gjëra konkrete duhet të flasim me institucionet, por kemi deklarata të rëndësishme nga persona të rëndësishëm që ose janë pjesë e NATO-s ose SHBA, që janë shprehur se Rusia po mbështet forca destruktive në rajon.

Shqipëria është pjesë e rajonit. Të gjitha këto elementë duhen lexuar me kujdes. Indirekt ka forca që janë të lidhura. Ka akuza për financimin e PD-së. Një nga faktorët që mbështet këtë situatë është një faktor i jashtëm. Motivi që e çon PD-në dhe LSI-në në këtë veprimtari është paaftësia për të pranuar realitetin elektoral, që do i çojë në një tjetër humbje. Ajo që po bën opozita është në përputhje me interesat ruse. Pozitat e Bashës janë shumë të rrezikuara. PD-ja është kthyer në repart paramilitar jo më parti" tha ai. Gjithashtu Koçi shtoi se 'dy parti kanë menderosur zgjedhjet, PD-ja me dru zjarri dhe LSI-ja me blerje votash" tha ai.

Për ish-kreun e Shërbimit Informativ Shtetëror, Fatos Klosi rreziku rus është real, ndërsa deklaratën e sotme të SHBA-së, e cilësoi si më të fortën kundër lidershipit të PD-së.  "Kjo mbase është edhe deklarata më e fortë, ku thonë se motivet e opozitës janë zero, parlamenti dhe qeveria janë të ligjshëm. Rreziku rus në parim është, pasi historikisht kanë pasur interesa në Ballkan për të dalë në Mesdhe. Basha ka mësuar 100 fjali dhe vetëm u ndryshon vendin" tha Klosi. Nesër në orën 11:00 opozita do të protestojë përpara Kryeministri me qëllim largimin e Ramës.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • hasani: 16/03/2019 09:41

    po qfare ndikimi rus qfar jane keto budalleqe,keto jane thjeshte lojra politike,per me largu mendjet nga realiteti i perditshem

    Përgjigju
  • Populli: 15/03/2019 22:41

    O Petro nuk ke te besh me Gorbacovin apo Jelcinin qe rrinte tere doten tape ķy eshte Putini qe s'ta ben te gjate

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Atmosfera festive në Kosovë, tregu i Krishtlindjeve në Prishtinë tërheq vëmendjen e të huajve

Atmosfera festive në Kosovë, tregu i Krishtlindjeve në Prishtinë tërheq vëmendjen e të huajve