Zvarriti gjyqin e kishte dyshime se po prishte prova, arrestohet për të dytën herë Pëllumb Petritaj

VLORE - Pëllumb Petritaj, njeriu që është përfshirë në disa procese gjyqësore në Vlorë, për tjetërsimin e pronave në bregdet, u riarrestua nga policia e këtij qyteti pas kërkesës së bërë nga prokurori i çështjes Albert Kuliçaj. Petritaj, së fundi po përballet me një proces gjyqësor për akuzën falsifikimit të dokumenteve, duke përfituar 100 hektarë tokë në bregdetin e Zvërnecit. Për këtë akuzë, Pëllumb Petritaj është marrë i pandehur dhe prej disa muaj ndodhet në bankën e të akuzuarit në gjykatën e Vlorës. Përfaqësuesi i prokurorisë dy muaj më parë kërkoi në gjykatë deklarimin fajtor dhe dënimin e Petritaj. Momentalisht procesi vijon të shtyhet për shkak të avokatëve mbrojtës, pasi nxjerrin arsye të ndryshme për shtyrjen e këtij procesi. Gjatë kësaj faze, prokurori Albert Petritaj, i është drejtuar me një kërkesë tjetër gjykatës, duke kërkuar arrestimin e Pëllumb Petritaj, pasi është marrë informacion se ky i fundit po ndikon në prishjen e provave të procesit. Kërkesa është miratuar nga gjykata e Vlorës, dhe dy ditë më parë policia e këtij qyteti ka kryer arrestimin e Pëllumb Petritaj.

Ky i fundit momentalisht ndodhet në burg, ndërkohë avokatët mbrojtës janë ankuar në gjykatën e Apelit, ku kërkojnë lirimin e Petritaj. Kujtojmë që Petritaj është arrestuar 8 muaj më parë për këtë çështje, dhe pas disa muaj qëndrim në qeli Petritaj, ka mundur të fitojë lirinë e tij nga “arrest në burg” në “arrest shtëpie”, kundrejt një garancie pasurore prej 25 milion lekë të vjetra. Por edhe pse ka dalë nga qelia, sërish Petritaj është shfaqur problematik dhe i është shmangur përballjes me drejtësinë në gjykatën e Vlorës, ku prokuroria ka kërkuar dënimin e tij me burgim. Dosja për të cilën është arrestuar Petritaj, flet për tjetërsimin e 100 ha tokë në bregdetin e Zvërnecit në Vlorë.

Në tetor 2018 me kërkesë të prokurorisë, Gjykata e Vlorës veç Petritaj, ka urdhëruar dhe arrestimin e Blerina Dhramit, juriste pranë hipotekës së Vlorës. Kjo pasi gjatë hetimit prokurori Albert Kuliçi zbuloi se biznesmeni Pëllumb Petritaj ka falsifikuar dosjen gjyqësore të vitit 1997 ku gjyqtar ka qenë Qatip Bylykbashi, Agim Hamiti dhe Artemisa Mece. Prona e tjetërsuar ndodhet në vendin e quajtur “Gryka e Pishës” në Nartë të Vlorës. Gjatë hetimit prokuroria zbuloi se dosja e ATP me nr.674 i përket Muhamet Bedinit dhe jo Seit Shehut, që ka bashkëpunuar me Petritaj. Petritaj përfaqësonte Ramiz Shehun, Merjeme Shehun, Sadiha Shehun, Lulzim Shehun, Lavdosh Shehun dhe Seit Shehun.

Pasi kanë marrë pronën prej 1 milion m2 të gjithë këta persona kanë autorizuar Petritajn t’i shesë tokën vajzës së tij Ina Petritaj. Shitja është kryer me një çmim prej 253 milion lekë, por pretendohet se lekët janë dhënë jashtë zyrës së noterit dhe pa një transaksion bankar. Kalimi në këtë mënyrë është bërë për të fshehur të kaluarën kriminale se si është përfituar kjo pronë. E gjithë prona është marrë mbi bazën e dokumenteve të falsifikuara dhe duke shpërdoruar detyrën nga punonjës të administratës. Pëllumb Petritaj njeriu që ka tjetërsuar pjesën më të madhe të pronave në bregdetin e Vlorës, pak vite më parë u dënua me 1 vit burg nga gjykata, për tjetërsimin e pronave në zonën e Karaburunit në Vlorë. Tashmë çështja ndodhet në Apelin e Vlorës.

G.M./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Bojo: 15/11/2019 21:57

    Je FIX Arber.Super i sakte

    Përgjigju
  • Arber: 15/11/2019 10:49

    Thello hetimet Prokuror , mos e perdor ceshjen per perfitime personale , zbato legjin qe para ligjit te gjithe te barabarte .Mos mbyll syte per te gjitha ata qe me dashje direkte apo indirekte , me veprime apo mosveprime kane sjelle kete megafallsifikim te pronave te Vlore. Perse nuk heton se si i shqeu dyert e institucioneve ky hajdut i rendomte , kush ishin ata qe e ndhmuan ne kete masaker. kush ishin ata qe i dhene vendime pas vendimesh , kush ishin ata qe noterzuan kontratat e dokumeta false , kush ishin ata qe regjistruan e certfikuar pronart , kush ishin ata qe kreyen kontratat e tjetersimit .Dhe ne fund te gjithe keta monstra te veshur me pushtet a te licensuar a i kane zbatuar korrekt ligjet apo kane bashkepunuar ne rastin me te keq a kane shperdoruar detyren me e pakta . perse lejon qe te gjhithe keta bashkepuntoret te jene akoma ne funksione dhe perse nk keron pezullimin e menjhershem nga detyra te sejcilit prej tyre . PERSE ? Ne rast se nuk e ben kete atehere shume shpejt do te te vije ty radha per te pare profesionalizmin tende .Dhe nje keshille te vogel -mos u ndiko nga Skender haluci qe diten jep intervista ne tv dhe perbetohet per zbatimine ligjit dhe naten ben allishverishet me e perlyerit ne kete histori.

    Përgjigju
  • Kasem dorraci: 14/11/2019 18:00

    Turp ti vije keti maskarai qe ka grabitur tokat ky ushtari Artur Shehut duhet te beje Burg per keto vjedhje pronash dhe jo te livadhise rrugve

    Përgjigju
    • Kapi: 26/06/2020 23:15

      Nuk është ushtari i Artur Shehut

  • Andrea: 14/11/2019 16:08

    Provat Pellumbi i prish badhke me Mirjamin qe edhe pse esht e denuar vazhdon te beje Notren .Kete nuk e kap vetingu u notereve se me sa duket do kete gelltitur corben e prishur Prokurori dhe Misitria e Drejtesise .

    Përgjigju
  • Arba: 14/11/2019 16:04

    Ky kapobanda i fallsifikimit te pronave nuk i ka kryer keto vetem .Po bashkepuntoret ku jane ? Ajo noterja qe hartoi kontraten e shitjes per 235 miljon eshte njera .Ata nepunesit e K K Pronave qe i kthyen pronen ,jane gjithadhtu bashkepunetore .Prokuroria beri shum mire qe e arrestoi po pse nuk vepron me te njejtin standart edhe me bashkepuntoret .Perse nuk pezullon nga detyra shkelesit e ligjit por lejon qe edhe sot diten per diell keta vazhdojn te bejne te njejten gje .

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Nuk hani mëngjes? Ja dëmet që i shkaktoni shëndetit tuaj duke shmangur këtë vakt të rëndësishëm

Nuk hani mëngjes? Ja dëmet që i shkaktoni shëndetit tuaj duke shmangur këtë vakt të rëndësishëm