Në rrugën drejt Integrimit Evropian, Shqipëria do të ecë duke respektuar të gjitha standardet, tha kreu i grupit parlamentar socialist Taulant Balla, nga Strasburgu, gjatë fjalës së tij në mbledhjen e komitetit parlamentar të stabilizim-asociimit.

Duke iu referuar diskutimeve mbi investimin nw Zvwrnec, Balla theksoi se zona ka rëndësi të veçantë ekologjike dhe se çdo zhvillim do t’i nënshtrohet vlerësimit të plotë të ndikimit në mjedis, konsultimeve publike dhe miratimeve nga autoritetet përgjegjëse.

“Për ne, Europa nuk ka të bëjë vetëm me fundin e një procesi. Ajo ka të bëjë me mënyrën se si qeverisim, si hartojmë ligje, si mbrojmë të drejtat themelore, si mbrojmë standardet e mjedisit. Si forcojmë demokracinë dhe si ndërtojmë besimin te institucionet. Jini të sigurt që ne do t’i respektojmë të gjitha këto standarde”, tha mes të tjerash Balla.

E ndërsa çështja e projektit të Zvërnecit dhe protesta janë kthyer në qendër të debatit politik në vend, Balla tha se diskutimet duhet të zhvillohen mbi fakte e jo mbi dezinformata.

“Dezinformimi e zëvendëson debatin me manipulimin, faktet me gënjeshtrat dhe besimin me dyshimin. Lufta kundër dezinformimit është mbrojtje e së vërtetës, e lirisë dhe e vetë demokracisë”, shtoi Balla.

Por panoramë krejt tjetër përcolli opozita. Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi akuzoi mazhorancën se po përpiqet të shuajë zërin e opozitës në parlament dhe për këtë solli disa shembuj.

“Me forcën e kartonit, shumica parlamentare refuzoi debatin e kërkuar nga opozita mbi Rezolutën e Parlamentit Europian për Shqipërinë që ngre edhe shqetësime serioze për funksionimin e shtetit të së drejtës dhe të institucioneve demokratike. Opozita ka kërkuar 11 interpelanca me Kryeministrin. Asnjëra nuk është zhvilluar, sepse kryeministri refuzon te jap llogari për aktet qe mbajnë firmën e tij. Pesë kërkesa të opozitës për komisione hetimore parlamentare janë refuzuar të gjitha”, tha Bardhi.

Madje mazhoranca thotë Bardhi, jo vetëm që nuk po shtyn përpara procesin e intergimit europian, por po e pengon atë. Shembull solli imunitetin e zv/kryeiministres Balluku.

“Më lejoni tju sjell në vëmendje vendimin e Parlamentit për të mos i hequr imunitetin Zëvendëskryeministres Belinda Balluku, të akuzuar nga SPAK për paracaktim të tenderave, korrupsion dhe pastrim parash. Mbrojtja politike e korrupsionit të zyrtarëve të lartë, nuk e ndihmon integrimin, por e vështirëson atë”, shtoi Bardhi.

Në vazhdën e kritikave për funksionimin e parlamentit, Bardhi tha se ende nuk janë marrë në shqyrtim disa nisa ligjore të opozitës që buronin nga rekomandimet e rezolutës së Parlamentit Europian për Shqipërinë.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 19:05
‘Zvërneci’/ Balla në Strasburg: Projekti do të zhvillohet sipas standardeve mjedisore, ruajtja e natyrës dhe zhvillimi ecin së bashku

 

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste dhe Bashkëkryetar i Komitetit Parlamentar të Stabilizim-Asociimit Bashkimi Europian–Shqipëri, Taulant Balla, i pranishëm në mbledhjen e 21-të të KPSA-së në Strasburg është shprehur se projekti i zhvillimit në Zvërnec do të ecë përpara vetëm në respektim të plotë të standardeve ligjore dhe mjedisore.

Duke iu referuar diskutimeve mbi këtë investim, Balla ka theksur se zona ka rëndësi të veçantë ekologjike dhe se çdo zhvillim do t’i nënshtrohet vlerësimit të plotë të ndikimit në mjedis, konsultimeve publike dhe miratimeve nga autoritetet përgjegjëse.

"22.1% e territorit të Shqipërisë është zonë e mbrojtur. Projekti është në fazën e zhvillimit, nuk është miratuar projekti përfundimtar dhe nuk mund të vazhdojë pa vlerësimin e plotë të ndikimit në mjedis dhe pa miratimet përkatëse. Çdo zhvillim do të jetë i nënshtruar kërkesave të ligjit", deklaroi Balla.

Ai nënvizoi se investimet dhe mbrojtja e natyrës nuk janë procese që përjashtojnë njëri-tjetrin, por pjesë e të njëjtit vizion për zhvillim të qëndrueshëm.

"Objektivi është të ofrojmë një model turizmi që krijon vende pune, tërheq ekonomi dhe investime, ndërsa mbron njëkohësisht vlerat ekologjike të zonës. Ruajtja e natyrës dhe zhvillimi nuk janë objektiva që bien ndesh, por shtylla plotësuese të të njëjtit vizion për një Shqipëri më të begatë dhe më të gjelbër”, u shpreh Balla.

Gjithashtu Balla ka folur edhe për rolin e Kuvendit të Shqipërisë në procesin e integrimit europian, duke theksuar rëndësinë e konsensusit politik dhe pronësisë demokratike të këtij procesi.

Ai bëri të ditur se rezoluta e fundit për procesin e integrimit europian është miratuar nga të gjitha forcat kryesore politike, duke e cilësuar këtë si një dëshmi të angazhimit institucional të Shqipërisë në rrugën drejt Bashkimit Europian.

"Asnjë proces nuk mund të arrihet pa pronësinë demokratike. Parlamenti shqiptar është një nga shtyllat kryesore që i jep legjitimitet, mbikëqyrje dhe transparencë procesit të anëtarësimit në Bashkimin Europian", deklaroi Balla.

Ora 18:11
Beleri flet kundër Shqipërisë në PE: S’ka anëtarësim, vendi nuk është gati! I ‘qan hallin’ Berishës e Metës për problemet me drejtësinë

1783527141_xftyyuyi.JPG

Eurodeputeti Fredi Beleri, nga Parlamenti Europian ka deklaruar se Shqipëria po përballet me probleme serioze sa i takon shtetit të së drejtës.

Komentet Beleri i bëri nga Komitetit Parlamentar i Stabilizim-Asociimit BE-Shqipëri, në Parlamentin Europian, ku tha se vendi ynë ka probleme serioze në fushën e drejtësisë dhe të zbatimit të vendimeve gjyqësore.

Beleri tha se ka gjyqtarë në Shqipëri që kanë çështje penale të hapura në vendet fqinje (duke nënkuptuar gjyqtaren Irena Gjoka). Sipas Belerit, kryedemokrati Sali Berisha dhe ish-Presidenti Ilir Meta janë përballur gjithashtu me ato që ai i cilësoi si padrejtësi të sistemit të drejtësisë.

“Shteti i së drejtës. Kur miratojmë ligje, është e rëndësishme gjithashtu që të shikojmë që ka edhe probleme të rënda edhe gjetkë. Ne shohim që autoritetet po hasen me këto probleme. Shohim probleme në fushën e Drejtësisë dhe zbatimin e vendimeve gjyqësore. Shohim vështirësi në zbatimin e vendimeve gjyqësore. Ne kemi një reformë në sektorin e Drejtësisë në Shqipëri dhe procesin e vettingut. Por edhe procedura e vettingut në vetëvete ka pasur pika të dobëta. Si pjesë e procesit ka pasur gjyqtarë të ndryshëm që janë përjashtuar nga procesi. Po ashtu ka edhe gjyqtarë të tjerë që kanë procese ligjore të hapura kundër tyre në shtete të tjera të BE-së. Kryetari i opozitës dhe ish-Presidenti i vendit duket se janë prekur nga ky proces”, tha mes të tjerash Beleri.

Më tej Beleri shtoi se në Shqipëri nuk ka qoftë edhe një rast të vetëm të trajtuar apo përfunduar nga Gjykata, gjatë 12 viteve të fundit.

Sipas Belerit, grupet kriminale po lulëzojnë në Shqipëri dhe po marrin toka me vendim të kryeministrit Edi Rama, për ndërtimin e resorteve luksoze.

Për Belerin, Shqipëria nuk është gati për t’u integruar në BE. Ata që thonë se ‘Shqipëria është gati për anëtarësim në BE’, sipas Belerit kanë një imazh të gabuar të situatës.

“Është vërtetë një problem serioz ky, nuk ka qoftë edhe një rast të vetëm që është trajtuar apo përfunduar nga Gjykata. Kjo është situata gjatë 12 viteve të fundit. Nuk ka vendime të përfunduara nga Gjykata. Ka një organizim kriminal, pra kemi organizata kriminale të përfshira në trafikun e drogës. Kanë përdorur sipërfaqe toke që janë dhënë nga kryeministri. Kështu që si mund të punojmë vërtetë ne kundër krimit të organizuar, me gjithë këto zhvillime. Ne kemi 6 mijë persona që janë në burg. Janë persona që kanë vdekur dhe nuk e dimë ku janë varrosur. Sa i takon ndarjes së pushteteve, nëse nuk ka gjyqësor të pavarur, s’ka shtet të së drejtës dhe as integrim në BE. Disa thonë që Shqipëria është gati për t’u anëtarësuar. Këta persona ose nuk e shohin situatën siç është aktualisht, ose kanë një imazh të gabuar të situatës”, theksoi Beleri.