Sekreatari amerikan i Shtetit, John Kerry dhe homologu iranian, Mohammad Javad Zarif rifilluan sot bisedimet mbi programin bërthamor të Teheranit, por mundësite për të arritur një marrëveshje në fund të marsit duken të pakta.
Sipas gazetarëve ata janë shoqëruar nga ministri amerikan i Energjisë Ernest Moniz dhe kreu i Organizatës iraniane të energjisë bërthamore, Ali Akbar Salehi.
Dje Irani dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës në Lausanne , më pas Teherani dhe ministrat evropianë në Bruksel, kanë negociuar në të gjitha drejtimet por palët janë treguar skeptike mbi mundësitë e arritjes së një marrëveshjes politike në datën e vensour, më 31 mars.
"Irani duhet të bëjë zgjedhje shumë të vështira (...) me qëllim për t'iu përgjigjur shqetësimeve të mëdha që ekzistojnë për programin e tij bërthamor ", theksoi dje në mbrëmje një diplomat amerikan.
I pyetur për mundësitë e arritjes të një marrëveshjeje më 31 mars, diplomati amerikan u pergjigj "Sinqerisht, nuk dimë nëse do të mundemi".
Pas më shumë së 12 vjet tensione mes Iranit dhe perëndimoreve dhe 18 muajve bisedimesh intensive, Republika islamike dhe fuqitë e mëdha të grupit 5+1 (SHBA, Kinë , Rusi, Britani e Madhe, Francë dhe Gjermani) kanë vendosur deri ne 31 mars për të nënshkruar një marrëveshje që do të garantonte se Irani nuk do ta ketë kurrë bombë bërthamore në këmbim të heqjes së sanksioneve./atsh/
/Shqiptarja.com