ZVICËR – OBSH-ja: Mbi tre mijë të vdekur prej Ebolas

GJENEVË - Epidemia Ebola arrin numrin e tre mijë të vdekurve, virusi ka vrarë gati gjysmën e 6 500 personave të infektuar, sipas bilancit të fundit të Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) të publikuar dje.
Në një total prej 6 574 të sëmurë me Ebola në pesë vende të Afrikës Perëndimore, 3 096 kanë vdekur, thekson OBSH-ja në këtë raport që jep të dhëna deri më 23 shtator.
Bilanci i më parshëm i datës 21 shtator që u publikua të enjten në Gjenevë fliste për 2 917 të vdekur në Afrikën perëndimore në 6 263 raste.
Në Guine, nga ku u përhap epidemia në fund të vitit 2013, ka rreth 648 të vdekur në 1 074 raste.
Në Liberia, vendi më i prekur, ka 3 458 raste, ku 1 830 kanë vdekur.
Sierra Leone, ku virusi ka infektuar 2 021 persona ku 605 kanë vdekur, sipas të njëjtit burim.
Më 23 shtator, 20 raste, ku tetë kanë vdekur, u sinjalizuan në Nigeri.
Publikimi nga OBSH-ja i këtij bnilanci të ri vjen atëherë kur Senegali shpall hapjen e një korridori humanitar ajror për të mundësuar dërgimin e ndihmave në të tre vendet më të prekura, pas mbylljes së kufijve me 21 gusht.
Më 1 shtator, Bergu i Fildisht, ende i pa prekur nga Ebola, kishte njoftuar hapjen e korridoreve humanitare me Guinenë dhe Liberian, por duke mbajtur kufijtë e mbyllur me këto dy vende.
Të premten presidenti amerikan Barack Oabama kishte vlerësuar se Afrika Perëndimore ishte "tejkaluar" nga epidemia Ebola dhe se bota nuk duhet të lejojë më që një tragjedi e tillë të përsëritet./ATSH/

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarin?



×

Lajmi i fundit

Tiranë/ Deputeti Asllan Dogjani paraqitet në GJKKO për seancën paraprake! I pandehur për fshehje dhe mosdeklarim pasurie