“Sapo ndjeva një klithje nga ndërtesa përballë, u ngrita nga tarraca e barit ku isha ulur,- tregon 36-vjecari nga Bazeli,- u drejtova nga vinte zëri dhe kur e pashë gruan që donte të kërcente nga kati i dytë, unë shkova menjëherë poshtë dritares”.
Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së dielës në qendër të Bazelit. Ndonëse Ziberi është munduar të bind gruan të mos e kryejë atë veprim, ajo nuk e ka dëgjuar dhe u hodh nga dritarja.
“Kur ajo tashmë kërceu, unë kam vepruar pa vetëdije dhe i kam hapur krahët. Ajo ka rënë nga lartësia prej 8 metrash në prehrin tim ndërsa unë jam rrëzuar dhe kam rënë në pozicionin ulur”, ka thënë 36 vjeçari shqiptar, raporton Albinfo.
Policia e Bazelit ka sqaruar më vonë se gruaja donte të kryente vetëvrasje, por fatmirësisht është shpëtuar nga shqiptari.
Redaksia Online
(M.P/shqiptarja.com)
