Zviceranët:Donald Lu,gjahtari i
mafies shqiptare,zbulon tre “mbretërit”

Zviceranët:Donald Lu,gjahtari i<br />mafies shqiptare,zbulon tre “mbretërit”
Deklaratat e ambasadorit të SHBA, Donald Lu, për kriminalitetin në Shqipëri kanë bërë jehonë jo vetëm brenda vendit, por edhe më gjerë. Gazeta zvicerane “Basler Zeitung” shkruan se ambasadori Lu kërkoi me forcë që qeveria shqiptare t’i shpallë luftë krimit të organizuar, si dhe të arrestohen “peshqit e mëdhenj”.
 
Sipas gazetës, diplomati Donald Lu është një gjahtar i mafies në vendin ballkanik, dhe u tregua më konkret, kur foli për katër klane mafioze që kontrollojnë sot Shqipërinë. 

“Pastaj diplomati u bë edhe më konkret. Katër klane mafioze do të kontrollonin Shqipërinë sot. Lu përmendi, në veçanti, tre mbretër të botës së krimit, të cilët i kishin shpëtuar drejtësisë së paaftë dhe të korruptuar shqiptare: Emiljano Shullazi, Lul Berisha dhe Klement Balili”, thuhet në artikull.

Më tej, në shkrim flitet për prodhimin e madh të drogës vitet e fundit në vendin tonë, duke e quajtur Shqipërinë, vendin e vogël në Adriatik, që është bërë një ndër prodhuesit më të mëdhenj të marijuanës në botë. Duke u ndaluar te disa nga akuzat e forta të Lu, siç ishte mosarrestimi i bosëve të drogës, gazeta shkruan se askush nuk mund ta kundërshtojë diplomatin, sepse ai i drejtohet hapur të vërtetës.

"Baronët e drogës fitojnë miliarda. Shqipëria, vendi i vogël në Adriatik, është bërë një nga prodhuesit më të mëdhenj të marijuanës në botë gjatë viteve të fundit. Baronët e drogës fitojnë miliarda. Ata mund të përdorin paratë për ryshfet me parlamentarë, prokurorë dhe policë. Kryeministri socialist ,Edi Rama, i zgjedhur për një mandat të dytë, premton teatralisht se qeveria e tij do të fitojë luftën kundër industrisë së paligjshme të kanabisit.

Për ambasadorin amerikan vitin e kaluar, në Shqipëri kishte 1349 trafik droge me drogë, por vetëm 100 veta u dënuan. “Nuk ka asnjë Mafiaboss, tha Lu në fjalimin e tij para gjyqtarëve dhe prokurorëve të rinj në Tiranë, që të jetë arrestuar”. Askush nuk ka guximin të kundërshtojë amerikanin, sepse ai i drejtohet hapur të vërtetës së pakëndshme",
thuhet më tej në shkrim.

Redaksia Online
D.Ç./Shqiptarja.com




 

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Gjergj Luca i dedikon këngë Giorgia Melonit për Krishtlindje: Kur dolëm nga ferri, Italia na priti duar hapur

Gjergj Luca i dedikon këngë Giorgia Melonit për Krishtlindje: Kur dolëm nga ferri, Italia na priti duar hapur