Zviceranët votojnë për 'pasaportën COVID'! Sondazhet: Shumica e qytetarëve në favor të vaksinimit

Protesta në Zvicër

Qytetarët në Zvicër, votojnë këtë të diel në referendum nëse duhet të zbatohet certifikata e COVID-19, që lejon vetëm njerëzit e vaksinuar, ata që dalin negativë në teste dhe që e kanë kaluar virusin, të marrin pjesë në ngjarje publike dhe tubime.

Rezultatet e hershme të sondazheve, të së dielës treguan se rreth dy të tretat e votuesve e mbështetën ligjin. Rezultatet nga 16 nga 26 kantonet e Zvicrës treguan se 61.9% kishin votuar në favor të ligjit, me një pjesëmarrje prej 64%.

Referendumi u mbajt pasi varianti i ri i Covid-19 Omicron, i klasifikuar si një variant shqetësues nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, tronditi vendet dhe tregjet në mbarë botën. Votimi erdhi gjithashtu në një kohë kur numri i rasteve të reja me Covid në Zvicër ishte më shumë se shtatë herë më i lartë se në mes të tetorit.

Ligji ofron bazën ligjore për certifikatën Covid që tregon se një person është vaksinuar ose është shëruar nga sëmundja. Kundërshtarët kanë thënë se certifikata, e cila është kërkuar që nga shtatori për akses në restorante dhe në mjediset e brendshme, po krijon një sistem diskriminues. Policia rrethoi selinë e qeverisë dhe parlamentit në Bernë në pritje të protestave.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet që Basha e Berisha të garojnë me kandidatë të përbashkët në zgjedhjet e pjesshme vendore?



×

Lajmi i fundit

John

Turizmi në 2021 nuk arriti shifrat e parakrizës! Deri në dhjetor erdhën 5.6 mln shtetas të huaj, 11% më pak se në 2019