Zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj foli në Kuvend për investimin në Ujësjellësin e Tiranës duke thënë se 62% e Shqipërisë ka ujë 24 orë. Ahmetaj shtoi se investimi është afatgjatë dhe asgjë nuk zgjidhet menjëherë, por thekson se nuk do të merret me gënjeshtra.
“Flasin nga 20 minuta dhe nuk thonë asgjë, thonë gënjeshtra për ti hedhur në një parlament. Është moment kur kriza globale i ka prekur të gjithë dhe përgjegjshmëria duhet të ishte maksimale. Dua që ti referohem disa statistikave të rëndësishme, të Tiranës sa i përket ujit. Investimi është afatgjatë, nuk zgjidhet menjëherë por një fakt dua ta ndaj me ju.
Në vitin 2015 kur bashkia drejtohej nga PD, vetëm 5% e territorit kishte ujë 24 orë. Sot është 62%. Këto janë fakte për të rrëzuar gënjeshtrat e vazhdueshme. Kur ju pyesin pse ja fusni kot, thoni ‘po hë më burrë se duhet ndonjëherë, janë politike’.
Nuk merrem më me gënjeshtra. Do fillojmë të merremi me atë që bëjmë ne. Nuk krahasohemi me 2013, por me veten. Ju kam sjellë një raport për Bankën Botërore që i referohet vitit 2021, ka një fakt interesant për përpjekjen e mazhorancës për të luftuar varfërinë”, tha Ahmetaj.
Ahmetaj përmendi edhe Rindërtimin, pandeminë dhe krizën energjetike duke thënë se deputetë nga opozita hedhin baltë por nuk dinë ku ta kapin.
“Nuk po them që Shqipëria është vend i pasur, por ritmi i rritjes ekonomike është më i përshpejtuara në Shqipëri se në të gjithë rajonin. Borxhi që është rritur për shkak të tërmetit, pandemisë dhe fenomeneve të tjera ekonomike, është për shkak të menaxhimit të financave publike.
Hidhni baltë për rindërtimin dhe nuk dini ku ta kapni. Banka Botërore thotë se rritja ekonomike i dedikohet edhe Rindërtimit. Kur bëni diskutim për krizën energjetike, është të futesh në fushë dhe të mos kesh kundërshtarë”, tha Ahmetaj.
Lajmi kryesor:
Kuvend/ Bordi i monitorimit të karburanteve, PD: Është antikushtetues, do të krijojë një kartel! Braçe: Nuk zgjidh abuzimin e çmimeve! Në sallë fiken dritat kur flitej për energjinë elektrike
K.T./r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
23 Dhjetor, 23:33
Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
14.9%
-
Të gabuar
81.8%
-
Nuk e di
3.4%
Vota total: 3593
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Debate te Konferenca/ Zhupa: Argumenti juaj s’qëndron, Kushtetuesja lejon Komisionet Hetimore! Bardhi: Në vjedhje e populizëm s’ju konkurrojmë dot
23 Dhjetor, 13:44
-
Adriatik Doçi: Deputetët e PD që kanë mbi 3 shtëpi me rrogë shteti, bie sfida e Berishës për Altin Dumanin
23 Dhjetor, 09:32
-
Zhupa: Vrasjen e paramenduar të Ramës kundër Tik Tok për arsye elektorale nuk do ta lejojmë
22 Dhjetor, 12:52
-
'Djathtas 1912' partia e parë që deklaron votën: Jemi pro zgjatjes së mandateve të prokurorëve të SPAK! 70% e qytetarëve e mbështesin, i vetmi që lufton korrupsionin
21 Dhjetor, 18:00
-
Takimi i dy Kuvendeve/ Spahiu për Report TV: Kurti premtoi bashkim kombëtar, por për 4 vjet shpiku idenë e kombit kosovar! Të hiqen kufijtë Shqipëri-Kosovë
21 Dhjetor, 15:36
-
Kuvendi/ PS kalon ligjin, anulohen gjobat për ndërtime pa leje, dhe të AKU në fshat! Rrëzohet amendamenti i PD-së, s'falen faturat e prapambetura të ujit e dritave
19 Dhjetor, 17:31
-
Interpelanca/ Zhupa: Betonizuat zonat e mbrojtura! Butrinti, qofteri! Kumbaro: Rritëm sipërfaqen e tyre
19 Dhjetor, 12:26
-
Zhupa: Po betonizoni zonat e mbrojtura, qofteri në Butrint. Ministrja më duargjatë, keni dhënë 5,8 mln m2 tokë
19 Dhjetor, 10:42
-
Përplasje në Kuvend, 'mollë sherri' Bashkim Ulaj dhe interpelanca me Ballukun! Shehaj bllokon 4 orë foltoren, Spiropali e përjashtoi, Noka e shtyn me forcë
19 Dhjetor, 08:07
-
Përplasje të ashpra tek Komisioni i Edukimit, Kushi: Më jep fjalën, të të vijë turp! Zhupa: As kam vjedhur, as kam qenë ministre
16 Dhjetor, 20:55
-
PS ndez motorët në Kukës, Majko: Opozita e vjetër destabilizuese, e reja populiste! Kushi: Më shumë angazhim për votën e diasporës
14 Dhjetor, 21:10
-
Interpelanca për vrasjen e 14-vjeçarit/ Zhupa kërkon dorëheqjen e Manastirliut: Sistem i dështuar! Ministrja: Ke hallin e karrgies, s’të ndihmojmë dot
12 Dhjetor, 11:08