Zv.ministri i Bujqësisë për Report Tv: Prodhimi i vajit të ullirit ishte 40% më i lartë se viti i kaluar! Eksportojmë produkte në 72 vende të botës

40% më i lartë se i vitit të kaluar ishte prodhimi i vajit të ullirit këtë sezon në vendin tonë. Kështu bëri me dije zv.ministri i Bujqësisë Dhimitër Kote, në një intervistë për emisionin ‘Sot Live në Shqipëri’ në Report Tv i cili tha se sivjet ishte një vit i mbarë për prodhimin e vajit të ullirit me mbi 150 mijë ton.

‘Sivjet ishte një vit shumë i mbarë një prodhim mbi 150 mijë ton gati 40% më i lartë se i vitit të kaluar. Kjo falë punës së fermerëve. Ishte një vit shumë i mbarë. Është një prodhim shumë i madh, shumë cilësor dhe i vlerësuar. Ne duhet të lidhim hallkën midis grumbulluesit prodhuesit dhe eksportuesit. Ne nuk konkurrojmë dot në treg me sasi, por me cilësi.’- u shpreh Kote.

Zëvendës ministri i Bujqësisë tha se vendi ynë eksporton produkte në rreth 72 vende të botës, e kryesisht janë perimet, agrumet dhe pemët frutore.

‘Ne eksportojmë në rreth 72 vende të botës, rajon dhe Evropës. Nuk ka vend të botës që produktet tona nuk eksportohen. Produktet më të eksportuara janë perimet, agrumet, pemët frutore. Ne duhet të prodhojmë atë që kërkon tregu. Nëse jemi rritur me eksportet.’- u shpreh Kote.

Sipas Kotes, ky ka qenë një vit i vështirë për Bujqësinë, për shkak të luftës në Ukrainë, por megjithatë në vendin tonë sektori ruajti një stabilitet dhe rezistoi falë meritës së fermerëve dhe mbështetjes financiare nga qeveria.

'Viti 2022 ishte një nga vitet më të vështira që ka pasur bujqësia jo vetëm rajoni pro edhe në gjithë botë, kuptohet me situatën e luftës në Ukrainë, ndikimin në rritjen e çmimeve të imputeve bujqësore si dhe i naftës. Dua të them se sektori i Bujqësisë ruajti një stabilitet dhe rezistoi fort si rezultat i meritës dhe punës së të gjithë fermerëve në gjithë sektorët të blegtorëve dhe peshkatarëve dhe bëri që ky vit dhe pse ishte i vështirë të performonte mirë. Këtë e thonë treguesit. Treguesit kryesor është se ka pasur një rezultat të mirë sa u takon eksporteve jo vetëm në vlerë por edhe në sasi. Qeveria ndërhyri me një vlerë 51 mlrd lekë si asnjëherë tjetër duke mbështetur bujqësinë. Këto ishin arsyet se pse bujqësia sivjet ka pasur performim të mirë.'- u shpreh Kote.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Elbasan, punonjësi i bashkisë humbi jetën pasi u rrëzua nga vinçi, procedohet një drejtor dhe shpallet në kërkim përgjegjësi

Elbasan, punonjësi i bashkisë humbi jetën pasi u rrëzua nga vinçi, procedohet një drejtor dhe shpallet në kërkim përgjegjësi