Zv.ministrja e Mjedisit: Shqiptarët përdorin mbi 5 milionë qese në ditë, brenda 2020-ës i reduktojmë me 50%

Brenda 2020-ës shqiptarët do të reduktojnë me 50 % përdorimin e qeseve plastike aq shumë të dëmshme për mjesidin dhe për rrjedhojë edhe shëndetin tonë. Këtë gjë e pohoi vetë zëvendësministrja e Turizmit dhe Mjedisit Ornela Çuçi e cila ishte e ftuar sot në emisionin “Rreze Dielli” në Report TV për të folur mbi ndotjen e krijuar nga qeset plastike në vend dhe vendimin më të fundit të qeverisë për të ndaluar prodhimin, tregtimin dhe importin e disa llojeve qesesh të cilat janë të dëmshme për ambjentin. 

Ne kemi një objektiv jo të vënë në ajër, e kemi të matshëm dhe për këtë na ka shërbyer shumë pilotimi që kemi bërë në Bashkinë e Tiranës. Me mirëkuptimin e biznesit, qeset janë treguar me lekë për të ulur përdorimin e tyre. Në një prej supermarketeve, brenda një viti nga 800 mijë qese të përdorura, për një muaj ka arritur në 200 mijë numri i qeseve të shitura. Imagjinoni diferencën e qeseve që konsumohen me një çmim shumë të vogël që blihet qesja në treg. Nga ky pilotim ne kemi menduar që brenda vitit 2020 , të kemi reduktuar deri në 50 % numrin e qeseve që përdoren në Shqipëri. Aksioni ynë është "Clean and Green 2020" dhe në bazë të kësaj ne matim ecurinë deri në 2020

Ornela Çuçi, zv. ministre e Mjedisit

“Një biznes i qeseve plastike do prodhojë qese plastike të një trashësie 70 mikron, 35 mikron për çdo paretë. Qeset e trasha plastike , së pari janë shumëpërdorimëshe duke pasur mundësinë ta përdorësh disa herë. E dyta, qeset e trasha janë të riciklueshme, sepse kanë trashësinë e duhur për tu ricikluar. Qeset e holla nuk kanë shans të riciklohen , sepse nuk mund të futen në proces.”- shpjegoi Çuçi. 

Zëvendësministrja e Turizmit dhe Mjedisit foli me shifra konkrete se sa mendohet të jetë përdorimi i qeseve në Shqipëri. 

Censusi i 2011 raportoi që ne jemi afërsisht 2 milion e 800 mijë banorë. Nëse i pjestojmë me 4 dalim diku te 700 mijë familje. Për çdo familje , parametrat e BE për vende si Shqipëria japin të dhëna që ne përdorim mesatarisht 8 qese plastike në ditë të madhësive të ndryshme. Nëse bëjmë shumëzimet e nevojshme dalin 5 milion e 600 mijë qese çdo ditë të përdorura në Shqipëri. Imagjinoni për 1 muaj dhe imagjinoni për 1 vit. Nëse shohim sot këtë situatë në lumenj është si pasojë e kësaj. Imagjinoni sa shumë qese konsumohen dhe sa e vështirë është të hiqen qeset nga lumenjtë.

Statistikat, Ornela Çuçi 

Në 9 maj, Ministri i Turizmit e Mjedisit, Blendi Klosi prezantoi Vendimin e Këshillit të Ministrave që ndalon prodhimin, importimin dhe tregtimin e qeseve plastike jashtë standarteve të përcaktuara. Dy muaj pas miratimit të këtij vendimi parashikohet gjobitja e çdo biznesi që tregton me qese plastike nën 35 mikron me një vlerë nga 1 milion deri ne 1.5 milion lekë të rinj.

Këto masa janë në radhë të parë për prodhuesit importuesit e mëdhenj, por ligji nuk përjashton as tregtarët më të vegjël: supermarketet, marketet, dyqanet, apo çdo subjekt që pas dy muajsh do të tregtojë mallra me këto ambalazhe.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?