Si gjithë ministrat dhe ministret, edhe Frida Krifca e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural shkon çdo ditë në Zyrë.
Mirëpo Zyra Krifca nuk është si gjith zyrat. Të cilave u afrohesh në heshtje të thellë pasi ke bërë disa hapa në korridor. Pastaj troket ose i bie ziles. Pret pak. Ul dorezën. Hyn brenda. Sekretaresha shkruan edhe dy rreshta. Nge kokën të përshëndet si robot. E të tjera e të tjera me tu nxi jeta.
Duke nisur nga dera, dera e Zyrës Krica nuk është derë si gjithë dyert e zyrave të ministrave; të rënda, të larta, të trasha, prej druri arre me ornamente të gdhendura, me dorezë të verdhë.
Dera e Zyrës Krifca nuk është as derë ku hyn me këpucë normale.
Në Zyrën Krifca hyhet me këpucë me qafa, me çizme, me makinë, madje ndonjëherë edhe me fuoristradë. Sepse Zyra Krifca nuk ngjan me asnjë zyrë tjetër në botë.
Zyra Krifca nuk ka 1 derë.
Zyra Krifca ka shumë dyer.
Disa nga dyert e Zyrës Krifca janë;
Gryka e Këlcyrës, Kanioni i Devollit, Grykat e Drinit, Gryka e Milotit, Kanioni i Osumit, Zadrima, Divjaka, Roskoveci, fusha e Devollit, e të tjera.
A ka tavolinë Zyra Krifca ?
Ka, si s'ka. Madje ka disa. Tavolinat e Zyrës Krifca janë, një ditë Myzeqeja, ditën tjetër Mallakastra, pastaj Zadrima, e me rradhë, Fushë Kruja, Dumreja, Mallakastra, mbi Shkodra, e të tjera.
Këmbët nbi të cilat mbështetet tavolina e Zyrës Krifca janë; Tomorri, Korabi, Gramozi, Shpiragu, Dajti.
Zyra Krifca ka dhe dritare. Dhe çfar' dritaresh.
Të shohësh nga dritaret e Zyrës Krifca, të ikën menia.
Nga njëra dritare e Zyrës Krifca sheh krejt Mallakastrrën dhe Roskovecin sikur po i sheh nga Sinja.
Nga tjetra Dritare sheh Trebeshin-Dhëmbel-Nëmërçkën sikur po i kqyr nga Starja.
Nga një tjetër dritare e Zyrës Krifca sheh Dajtin nga prapa, Bovillën, një mijë mrekulli të tjera, dhe në hotizont, detin, ashtu si të gjitha këto mahnitje duken nga Qafa e Murrizit.
E kështu me rradhë nga secila dritare një copë Shqipërie që të gjitha bashkë bëjnë Zyrën Krifca që është e gjithë Shqipëria.
Si ministre që është, Frida Krifca hedh firma.
Firmat e Ministres Frida Krifca janë kilometrike. Firma e Ministres Krifca fillon në Milot mbaron në Çorovodë, fillon në Bulqizë mbaron në Rrogozhinë, nis në Librazhd bitis në Vlorë, start në Lezhë end në Leskovik.
Për firmat që hedh, Ministres Krifca i duhet bojë.
Boja që Frida Krifca përdor për firma është Liqeri i Poradecit që Krifca e ka mbi tavolinë. Kur Krifca hedh firmë, penën sa një shtyllë e zhyt dhe e përgjak në Liqer, kur Liqeri...ndaj fundesh u përflak, porsi me zjarr e me flori.
Po telefon, a ka telefon Zyra Krifca ?
Zyra Krifca s'ka telefon, as stacionar, as celular. Nuk i duhen. Zyra Krifca nuk përdor telefona. Frida Krifca nuk pëshpërit nëpër telefona. Frida Krifca shkon flet live me të gjithë; Fermerët, bujqit, çobenët, endëset, peshkatarët, bletarët.
Si të gjitha zyrat edhe Zyra Krifca ka Kosh plehrash. Koshi i plehrave të Zyrës Krifca është si Mali me Gropa. Mjerë kë hedh Frida Krifca aty brenda.
Te Zyra Frida ka muzikë. Por jo muzikë me disqe, USB-ra, MP3-sha.
Te Zyra Krifca Beethoven janë bubullimat e qiellit, Mozart është vallzimi i erës. Paganin, vaji i Bilbilit. Luis Armstrong, rrjedhja lumi. Shostakoviç, gurgullima e përroit. Shopen, ujvara.
Zyra Krifca dhe Frida Krifca janë aq emocionuese sa kur i sheh nis e dyshon mos vallë kanë luajtur mendsh të dyja.
Por po t'i kqyrësh thellë dhe hollë bindesh se ata që kanë luajtur mendsh nuk janë as Frida Krifca as Zyra e saja, por të tjerët, kallamkusuri.
Këtë lloj zyre Frida Krifca nuk e ka parë kurrkund. E ka shpikur vet. Me fantazinë e vet të papërmbajtur. Me ndjeshmërinë e vet prej fije bari. Me vullnetin e vet të hekurt për t'i shërbyer vendit.
Sa i përket kryesores së kryesoreve, ngjalljes së dellit të ngordhur të dashurisë për vendin dhe punën, Frida Krifca, falë punës dhe lodhjeve të veta faraonike rretherrotull Zyrës së saj sa gjithë Shqipëria, ja ka kaluar të gjithë pordhëtarëve që s'po i rreshtoj me emra se u mbetet qefi moralistave.
Je i madh si gjithmone o I MADHI Edison YPI. Po vetem nje frike kam une i ngrati. Se mos me keto shkrimet e tua idealisto-antikonformisto-surrealisto-etj, etj, pa dashje e pa u thelluar (jo se ti s'mund e s'din te 'thellohesh'), por s'eshte ne stilin e ne ngjzjen tende e se Ti je gatuar me 'vaj te virgjer Borshi' e me fruta pylli e miell nga gruri natyral 'Myzeqeja' e nuk mund te besh, mendosh e sillesh ndryshe... Kam frike sidoqofte, se ti padashje, po i ven letra me lule te bukura mutit te madh shqiptar dhe sa me i madh behet topi i mutit aq me shume ti 'pervesh lleret dhe mpreh lapsin', per ti bere sa me te bukura e me sa me shume lule e kukulla, keto letrat shumengjyreshe qe Ti mundohesh per t'ja veshur mutit. Po ky muti rritet e rritet e po arrin mullarin e te ka zene belaja e madhe se si do t'ja dalesh ne punen tende 'fisnike' o i ziu Edison...????????????????????
Përgjigju