Zyrat për aplikime për pasaporta hapur edhe të shtunën, Doracaj për Report Tv: Fluksi më i madh në Kavajë, Rrogozhinë dhe Vlorë! Janë 3-fishuar aplikimet me procedurë të përshpejtuar

Kthimi i emigrantëve në vend ka krijuar një fluks të lartë në zyrat e aplikimit për pasaportat biometrike, që bashkuar edhe me qytetarët, të cilëve u kanë skaduar afati i përdorimit të tyre ka krijuar radhë të gjata që kthehen në një problematike edhe më shumë në situatë pandemie. Drejtori i Përgjithshëm i Gjendjes Civile, Bledar Doracaj në një intervistë për Report Tv , tha se për të shmangur këtë gjë nga sot e deri në fund të gushtit zyrat e aplikimit dhe zyrat e shpërndarjes së dokumenteve biometrik do të jenë hapur nga ora 8 e mëngjesit e deri sa të mbarojë punë qytetari i fundit në radhë.  Ai tha se pikat më problematike janë në Kavajë, Rrogozhinë dhe Vlorë, por që situata do të shkojë drejt normalizimit me vijimin e punës edhe të shtunën.

"Ne do jemi hapur deri në fund të muajit gusht edhe të shtunën dhe më pas do vlerësojmë nëse duhet shtyrë puna të shtunën edhe për muajin shtator për këtë shërbim. Kemi një fluks në Kavaj, Rrogozhinë, Vlorë, ndërsa sot situata është pak më e qetë. Fluksi krijohet kryesisht nga  emigrantët, por edhe qytetarët që u ka skaduar pasaporta. Të shtunën nuk operojnë vetëm zyrat e aplikimit, por edhe ato të shpërndarjes në komisariatet e policisë", tha Doracaj.

Radhë e fluks ka pasur edhe në përfaqësitë diplomatike tona jashtë për të aplikuar për pasaportë biometrik kryesisht në Itali dhe Greqi. Për këtë situatë Doracaj tha se personeli po punon me orë të zgjatura dhe se fluksi krijohet kryesisht për shkak të masave që vetë shtetet atje kanë marrë për pandeminë. Doracaj tha se janë 3-fishuar aplikimet me procedurë të përshpejtuar.

"Ka fluks edhe jashtë në përfaqësitë tona diplomatike në Itali dhe Greqi që vijnë si pasojë e numrit të lartë të shqiptarëve që jetojnë atje, por edhe për kushtet që vetë shtete kanë vendosur prej pandemisë. Punojmë edhe atje me orare të zgjatura, ka një trefishim të aplikimeve me procedure të përshpejtuar dhe dyfishim me procedurë normale dhe kjo ndodh nga emigrantët kryesisht", tha Doracaj.

/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Arti: 14/08/2021 18:20

    Në Çeki një aplikim për pasaportë koston rreth 25 euro. Në Shqipëri mbi 140 euro. Shtet leshi

    Përgjigju
  • One: 14/08/2021 10:13

    Shtet qelbesire, i rropi dhe i rropati njerezit per nje sherbim elementar. Nuk e di kush thote o sa mire me qen shqipetar, se pervec se telashe nuk ke asnje te mire nga te qenit shqipetar.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë