Kthimi i emigrantëve në vend ka krijuar një fluks të lartë në zyrat e aplikimit për pasaportat biometrike, që bashkuar edhe me qytetarët, të cilëve u kanë skaduar afati i përdorimit të tyre ka krijuar radhë të gjata që kthehen në një problematike edhe më shumë në situatë pandemie. Drejtori i Përgjithshëm i Gjendjes Civile, Bledar Doracaj në një intervistë për Report Tv , tha se për të shmangur këtë gjë nga sot e deri në fund të gushtit zyrat e aplikimit dhe zyrat e shpërndarjes së dokumenteve biometrik do të jenë hapur nga ora 8 e mëngjesit e deri sa të mbarojë punë qytetari i fundit në radhë. Ai tha se pikat më problematike janë në Kavajë, Rrogozhinë dhe Vlorë, por që situata do të shkojë drejt normalizimit me vijimin e punës edhe të shtunën.
"Ne do jemi hapur deri në fund të muajit gusht edhe të shtunën dhe më pas do vlerësojmë nëse duhet shtyrë puna të shtunën edhe për muajin shtator për këtë shërbim. Kemi një fluks në Kavaj, Rrogozhinë, Vlorë, ndërsa sot situata është pak më e qetë. Fluksi krijohet kryesisht nga emigrantët, por edhe qytetarët që u ka skaduar pasaporta. Të shtunën nuk operojnë vetëm zyrat e aplikimit, por edhe ato të shpërndarjes në komisariatet e policisë", tha Doracaj.
Radhë e fluks ka pasur edhe në përfaqësitë diplomatike tona jashtë për të aplikuar për pasaportë biometrik kryesisht në Itali dhe Greqi. Për këtë situatë Doracaj tha se personeli po punon me orë të zgjatura dhe se fluksi krijohet kryesisht për shkak të masave që vetë shtetet atje kanë marrë për pandeminë. Doracaj tha se janë 3-fishuar aplikimet me procedurë të përshpejtuar.
"Ka fluks edhe jashtë në përfaqësitë tona diplomatike në Itali dhe Greqi që vijnë si pasojë e numrit të lartë të shqiptarëve që jetojnë atje, por edhe për kushtet që vetë shtete kanë vendosur prej pandemisë. Punojmë edhe atje me orare të zgjatura, ka një trefishim të aplikimeve me procedure të përshpejtuar dhe dyfishim me procedurë normale dhe kjo ndodh nga emigrantët kryesisht", tha Doracaj.
/KT/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
20 Nëntor, 13:18
Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?
-
T'i mbyllë
80.6%
-
Vendos filtra
16.4%
-
Nuk e di
3%
Vota total: 7539
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Ministria e Brendshme njofton shqiptarët që jetojnë jashtë për aplikimin për Letërnjoftim Elektronik ose Pasaportën Biometrike
25 Tetor, 11:48
-
Më 10 Nëntor hyn në fuqi sistemi i ri i kontrollit të pasaportave biometrike në BE, përfshihet edhe Shqipëria! Ja çfarë parashikon
4 Shtator, 13:27
-
Ikën ‘Aleat’, Qeveria vendos krijimin e kompanisë shtetërore për prodhimin e pasaportave dhe kartave biometrike! I kushton buxhetit 20 mln lekë
14 Shkurt 2023, 16:39
-
Prodhimi i pasaportave e ID i kalon shtetit, ikën ‘ALEAT’! Pritet krijimi i një kompanie shtetërore për prodhimin dokumenteve biometrike
15 Janar 2023, 16:40
-
Kthimi i emigrantëve, radhë për pasaporta në Lezhë! Në punë vetëm 2 sportele, qytetarët: Çdo herë e njëjta situatë
21 Gusht 2021, 13:45
-
Fluks për aplikimin e pasaportave pas kthimit të emigrantëve, Doracaj: Zyrat e aplikimit dhe shpërndarjes së dokumenteve biometrike, të hapura edhe të shtunën deri në fund të gushtit
14 Gusht 2021, 10:32
-
Ku dhe si duhet të aplikojnë shqiptarët për kartat e identitetit dhe pasaportat biometrike
24 Qershor 2021, 12:14
-
Ministria e Brendshme njoftim për emigrantët: Afati për tërheqjen e pasaportave shtyhet deri në shtator 2021
13 Prill 2021, 08:01
-
Zgjedhjet e 25 prillit, pas kartave të identitetit, shtyhet afati i vlefshmërisë edhe për pasaportat
31 Mars 2021, 23:05
-
Publikohet Lista përfundimtare e Zgjedhësve, më 25 prill thirren për të votuar gati 3.6 milionë shqiptarë! 1098 të bllokuar nga dekriminalizimi
17 Mars 2021, 10:51
-
Bledar Doracaj inspekton zyrën e aplikimit për ID në Tepelenë, thirrje qytetarëve: Aplikoni për kartat e identitetit pa humbur kohë
17 Shkurt 2021, 16:17
-
Qindra qytetarëve në Fier u kanë skaduar kartat e identitetit, kryebashkiaku Subashi u bën thirrje: Aplikoni që të ushtroni të drejtën për të votuar
2 Shkurt 2021, 14:48
Në Çeki një aplikim për pasaportë koston rreth 25 euro. Në Shqipëri mbi 140 euro. Shtet leshi
PërgjigjuShtet qelbesire, i rropi dhe i rropati njerezit per nje sherbim elementar. Nuk e di kush thote o sa mire me qen shqipetar, se pervec se telashe nuk ke asnje te mire nga te qenit shqipetar.
Përgjigju