Bayern Munich ka konfirmuar zyrtarisht se Vincent Kompany do të jetë trajneri i tyre i ri. Belgu është larguar nga Burnley, që ra nga Premier League në Championshipin anglez, për të marrë drejtimin e gjigantit bavarez.
Përmes një komunikate, Bayern Munichu bëri të ditur se Kompany ka nënshkruar kontratë deri në vitin 2027.
"FC Bayern ka nënshkruar me Vincent Kompany si trajner të ri. 38-vjeçari belg nënshkroi me rekordmenët gjermanë deri më 30 qershor 2027. Së fundmi ai ka punuar për klubin anglez të Premier League, FC Burnley”, thuhet në njoftimin e Bayernit.
Veç Burnley, Kompany ka qenë trajner edhe te Anderlecht në Belgjikë. Kujtojmë se ai është një legjendë e Manchester Cityt, duke luajtur për 11 vite me "Qytetarët", nga 2008-2019.
Vertrag bis 2027: Vincent Kompany neuer Trainer des FC Bayern. ????⚪
— FC Bayern München (@FCBayern) May 29, 2024
???? https://t.co/RvWniZuMxF#MiaSanMia #FCBayern pic.twitter.com/ae5cO0ud6X