ZYRTARE/ E shkarkuan katër ditë më parë, Lushnja zgjedh trajnerin e ri

ZYRTARE/ E shkarkuan katër ditë më parë, Lushnja zgjedh trajnerin e ri

Prezantimi i Edlir Tetovës

Edlir Tetova është trajneri i ri i Lushnjës në Kategorinë e Parë. Lagunarët prezantuan teknikun durrsak para skuadrës, me kontratë deri në fundin e sezonit. Kryetarja e Bashkisë Lushnjë, Eriselda Sefa ka qenë e pranishme në prezantim, me objketivin që është i qartë për një skuadër konkurruese në të Parën.

Me vetëm pesë pikë në gjashtë ndeshje, pak ditë më parë Lushnja shkarkoi Klodian Duron, duke afruar në stol 39 vjeçarin Tetova. Kujtojmë se vetë Edlir Tetova u shkarkua fundjavën e shkuar nga Egnatia në Superligë, duke mos humbur kohë për të gjetur një tjetër pankinë. Me eksperiencë si ndihmëstrajner te Skënderbeu dhe Tirana, Tetova drejtoi Ulpianën dhe së fundmi Egnatian.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë