Sebino Plaku do jetë trajner te Tirana. Kampionët e Shqipërisë në futboll kanë prezantuar 37 vjeçarin si trajnerin e ri të moshave U-14 dhe U-15. Veç saj, Plaku do jetë pjesë e stafit të ekipit të parë, ashtu siç njoftojnë bardheblutë. Verën që lamë pas, Plaku u tërhoq nga futbolli i luajtur pas aventuës te Teuta. Me Tiranën, Plaku ka luajtur në sezonin 2010-11 teksa kjo do jetë aventura e parë në stol.
"Akademia e Futbollit Tirana njofton afrimin e trajnerit Sebino Plaku ne rolin e trajnerit te ekipeve të grupmoshave U-14 dhe U-15 të kategorisë së dytë. Sebino Plaku do të jetë gjithashtu pjesë e ekipit të parë. Ish-futbollisti me një karrierë të pasur sportive vjen tashmë si pjesë e stafit bardheblu. Akademia sigurohet të sjellë në krye të të rinjve trajnerë me eksperiencë që kanë lënë gjurmë në futbollin shqiptar", njofton Tirana.