Zyrtare/ Luigi Soreca emërohet ambasadori i BE-së në Shqipëri

Zyrtare/ Luigi Soreca emërohet ambasadori i BE-së në Shqipëri

Ambasadori i ri i BE-së në Shqipëri Luigi Soreca

BRUKSEL-Luigi Soreca emërohet ambasadori i Bashkimit Europian në Shqipëri. Ditën e sotme Përfaqësuesja e Lartë Federica Mogherini shpalli emërimet e 24 ambasadorëve në disa vende, mes tyre edhe në Shqipëri. Italiani Luigi Soreca do të zëvendësojë në Shqipëri Romana Vlahutin.

Ai punon prej vitesh në rangje të larta në Bruksel dhe ka qenë i angazhuar me Shqipërinë gjatë procesit të liberalizimit të vizave. Luigi Soreca është Drejtor i Sigurisë në Komisionin Evropian. Ai është njohës i mirë i çështje të sigurisë, i legjislacionit në luftën kundër terrorizmit, krimit të organizuar, korrupsionit dhe krimeve të tjera të rënda, dhe ka punuar me EUROPOL dhe CEPOL.

Veç liberalizimit të vizave me Shqipërinë ai ka udhëhequr këtë proces edhe me Marokun, Tunizinë apo me Federatën Ruse. Ai ishte përgjegjës për menaxhimin e Qasjes Globale ndaj Migrimit dhe Lëvizshmërisë si dhe për të tjera aspekte ndërkombëtare të migracionit. Si njohës i mirë i ligjit, ai vjen në Shqipëri në momentin e duhur, pasi sapo ka nisur zbatimi i Reformës në Drejtësi.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Speciale/ Blegtorët në udhëkryq, të zgjedhin kullotat apo emigrimin! Realiteti i trishtë i çobanëve që udhëhiqen nga pasioni (VIDEO)

Speciale/ Blegtorët në udhëkryq, të zgjedhin kullotat apo emigrimin! Realiteti i trishtë i çobanëve që udhëhiqen nga pasioni (VIDEO)