Agim Ibraimi është drejtori i ri sportiv i Partizanit. 37-vjeçari pasi e mbylli me futbollin e luajtur e mbajti postin e ri te Tirana nga korriku i 2024 deri në qershorin e vitit 2025. Tanimë nga bardheblutë ai kalon te rivalët e Partizanit me synimin për të përforcuar "Demat e Kuq" në merkato.
" FK Partizani me kënaqësi njofton arritjen e marrëveshjes me Agim Ibraimin. 37 vjeçari nga Tetova do të jetë pjesë e organikës së klubit, teksa është emëruar në postin e drejtorit sportiv. Ibraimi është prezantuar sot nga presidenti Gazment Demi dhe menjëherë do të nis detyrën e re në shërbim të skuadrës.", bën me dije klubi i kuq.
Partizani prej 4 tetorit të vitit të shkuar ka qenë pa drejtor sportiv, pasi Arbër Abilaliaj u dorëhoq dhe bashkë me të klubi shkarkoi edhe trajnerin Mladen Milinkovic.
Tanimë Partizani i beson postin një emri jo të panjohur në sportiv shqiptar, pasi Ibraimi si futbollist ka qenë pjesë e klubeve të Shkëndijës, NK Olimpija, NK Maribor, Astana, Domzale apo edhe Kukësi e Dinamo në Superligën shqiptare.
Komente









